Politika 18 Shkurt 2025, 14:24 Nga VNA

Peng pazaresh, shtyhet përsëri zgjedhja e Avokatit të Popullit

Ndaje në Whatsapp
Peng pazaresh, shtyhet përsëri zgjedhja e Avokatit të Popullit

Në rendin e ditës së seancës plenare kishte përfshirë një projektvendim ku emri i kandidatit për Avokat të Popullit ishte lënë bosh.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha propozoi që të votohej Besim Ndregjoni si kandidat i preferuar nga në listën me 7 emra kandidatësh të cilët zyrtarisht plotësojnë kriterin për t’u votuar në Kuvend pasi kanë siguruar firmat mbështetëse të 28 deputetëve.

“Unë ftoj parlamentin të bashkojë votat për të kaluar si përfaqësues të avokatit të të drejtave të qytetarëve shqiptarë Besim Ndregjonin, i cili përfaqëson shpresën e madhe të të përndjekurve politikë”- ”- tha Berisha në seancë plenare.

Por, kryetari i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi i kërkoi opozitës që të respektohej tradita e mëparshme politike që kërkonte përfshirjen e palëve në negociata para se të shkohej në votim.

“Duhet t’i japim seriozitet procesit, mos ta lemë në seancë”- tha ai duke ftuar opozitën në konsultime të mëtejshme për të arritur konsensus për një emër.

Peleshi tha se propozimi i emrave i takon opozitës, por duhet që të ndërtohet një proces negociatash para se të shkohet tek votimi. Propozimi i tij u pranua nga Berisha i cili kërkoi të shtyhet votimi dhe të bëhen konsultime me mazhorancën.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit  kërkon një shumicë të cilësuar votash në Kuvend që e bën të detyrueshme një konsensus mes palëve dhe sipas traditës kandidati vjen si propozim i opozitës.

Procesi për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit ka nisur që në mars të vitit 2022, kur mbaroi mandati i avokates në detyrë Erinda Ballanca. Votimi i parë për zëvendësimin e saj dështoi kur rrëzoi me votë në seancë emrat e mbështetur nga opozita.

Gara u hap sërish dhe nga 15 kandidatë që plotësuan kriteret ligjore vetëm 7 prej tyre kanë të drejtën ligjore të votohen në seancë plenare pasi kanë plotësuar dhe kriterin e mbledhjes së firmave të jo më pak se 28 deputetëve. Ata janë; Vitore Tusha, Tartar Bazaj, Besim Ndregjoni, Bledar Dervishaj, Dardan Mustafaj, Edison Frangu dhe Erald Aga.

Emrat e tyre presin prej një viti në sirtaret e Kuvendit që PS e PD të bien dakord për njërin emër si kandidat konsensual.

Dy prej tyre, Vitore Tusha dhe Tartar Bazaj vijnë nga një karrierë në sistemin e drejtësisë, ndërsa kandidatët e tjerë vijnë nga avokatia.

Sipas rregullores së Kuvendit, kandidaturat për vakancat në institucionet e pavarura dhe ato të krijuara me ligj duhet të propozohen deri në 30 ditë përpara mbarimit të mandatit të anëtarit të institucionit dhe jo më vonë se 10 ditë pas shkarkimit, por Kuvendi në vijimësi ka dështuar t’i plotësojë këto afate./Reporter.al

Video

Kreu i SPAK, Klodian Braho pret në një takim Ministren e Drejtësisë së Austrisë

Osmani: Rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, hapen nga populli Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar sot pasi Kuvendi i Kosovës është shpërndarë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh. Osmani ka thënë se “rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli”.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme