Politika 17 February 2025, 21:32 Nga VNA

Florian Haçkaj, thirrje shqiptarëve në diasporë: Regjistrohuni për zgjedhjet e 11 majit

Ndaje në Whatsapp
Florian Haçkaj, thirrje shqiptarëve në diasporë:

Mirembrema e ndjese paraprakisht qe po prek sferen tende private me nje mesazh te tille por mendoj se eshte shume i rendesishem.

Jemi ne nje moment historik per vendin ku per here te pare, NE, Shqiptaret qe jetojme jashte vendit, do votojme per zgjedhjet qendrore ne Shqiperi, ato te 11 Majit 2025.

Jane mbi 1.4 Milione Shqiptare me te drejte vote qe jetojne jashte Shqiperise por deri sot jane regjistruar vetem 110.000 qytetare kur kane ngelur vetem 24 dite per tu rregjistruar deri ne 04 Mars 2025

Qeveria eshte hedhur ne beteje duke perdorur dhe shantazhuar administraten shteterore per te mbushur listat e votuesve nga jashte, por edhe duke perdorur cdo menyre tjeter joligjore, per ta marre per vete kete vote!

Mekanizmat e qeverise per te ndotur nje vote te paster, mund ti thyejme vetem duke u regjistruar ne mase dhe per kete me duhet ndihma jote. Te lutem shiko me poshte si regjistrohesh dhe REGJISTROHU sa me shpejt.

Ketu rregjistrohesh : https://diaspora.kqz.gov.al/

Ketu ke video informuese se si perdoret sistemi i regjistrimit por ndiq ne vazhdim faqen e KQZ-se per perditesime zyrtare : https://www.youtube.com/playlist?list=PL4yrwpQ-vx8AyycAOBZINcrDqjZY6pl3S

Te lutem nisja kete mesazh te gjithe familjareve, miqve, kolegeve e te njohurve te tu ne menyre qe ta bejme sa me masive kete VOTE TE LIRE TE DIASPORES SHQIPTARE e te sjellim ndryshim ne Shqiperi!

Te falenderoj pezemersisht ne emrin tim dhe te Diaspores për Shqipërinë e Lirë.*

 

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/vna.al/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Video-2025-02-17-at-8.13.38-PM.mp4"][/video]

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme