Politika 17 February 2025, 18:09 Nga VNA

Deklaratat kontradiktore të Berishës/ Paradite kërkon shkrirjen e SPAK, pasdite akuzon Xhafajn se po përgatit shkatërrimin e drejtësisë

Ndaje në Whatsapp
Deklaratat kontradiktore të Berishës/ Paradite kërkon shkrirjen e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijon të lëshojë deklarata kontradiktore për institucionet e drejtësisë dhe konkretisht SPAK.

Pasditen e sotme nga foltorja e Kuvendi, Berisha ka akuzuar deputetin e Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, i cili gjithashtu është kryetar i Komisionit AntiKorrupsion, për përpjekjet për të dëmtuar SPAK dhe Reformën në Drejtësi. Ai ka theksuar se Xhafaj është duke punuar për të shkatërruar këto institucione dhe ka shprehur dyshime mbi procesin e reformës në drejtësi.

“Ku është ky Xhafa, se edhe ky… ku është? Ku e keni Xhafën, sepse po përpunon doktrinën e shkatërrimit të SPAK tani, të reformës.” - tha Berisha

Por paraditen e sotme pasi u paraqit në SPAK në zbatim të vendimit të GJKKO, Berisha para mbështetësve paralajmëroi shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme. Lideri i opozitës tha se SPAK është jashtë kontrollit dhe sipas tij duhet të pushojë së ekzistuari.

“Të njëjtin fat me bandat do kenë prokurorët që janë të lidhur me bandat. Absolutisht ky institucion nuk do të ekzistojë. Unë ndjej keqardhje se rrëmbeheni nga momente, por një institucion që është jashtë çdo kontrolli, është një institucion për t’u shuar me çdo kusht” - tha Berisha.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme