Politika 17 February 2025, 11:21 Nga VNA

Sali Berisha i rikthehet avazit/ Kreut të kësaj organizate kriminale, Altin Dumanit

Ndaje në Whatsapp
Sali Berisha i rikthehet avazit/ Kreut të kësaj organizate kriminale,

Sali Berisha është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme për të zbatuar masën e “detyrimit për paraqitje”.

Pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, Berisha deklaroi se i ka dorëzuar një letër oficerit të policisë gjyqësore, Altin Lalës, ku shprehte qëndrimin e tij mbi procesin dhe situatën politike në vend.

“Në përfundim të paraqitjes, i lashë Altin Lalës letrën që vijon:

Kreut të kësaj organizate kriminale, Altin Dumani, që zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitë, të monstrës Xhorxh Soros dhe kukullës së tij në Tiranë. Por kjo politikë dështoi në SHBA dhe të njëjtin fat do të ketë në Shqipëri.

Firmosur, Sali Berisha” – deklaroi Berisha para gazetarëve.

Ish-kryeministri e cilësoi veprimin e SPAK-ut si pjesë të një lufte politike kundër opozitës, duke theksuar se qëndrimi i tij mbetet i palëkundur.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme