Politika 16 Shkurt 2025, 11:50 Nga VNA

Erion Veliaj dyshohet se i dha leje ndërtimi për pallat fisit të Ajolës

Ndaje në Whatsapp
Erion Veliaj dyshohet se i dha leje ndërtimi për pallat fisit të

Kryebashkiaku firmosi një leje ndërtimi për pallat mbi pronën e gruas dhe vjehrrës së tij, e cila u transferua për 140 mijë euro kushëririt të saj, Valmir Xoxa - akademik dhe muzikant në bandën frymore të Bashkisë së Tiranës, në një transaksion për të cilin SPAK ngre dyshime se është fiktiv.

Natën e 26 nëntorit 2019, ndërsa lëkundjet e tërmetit më shkatërrimtar të këtij shekulli goditën Tiranën, Valmir Xoxa dhe bashkëshortja e tij dolën me ngut nga shtëpia, duke marrë me vete vetëm dy jastëkë të vegjël. Sipas Xoxës, aty ishin kursimet e një jete prej asketi – e mbështetur me një rrogë si pedagog në Akademinë e Arteve dhe një pagë shtesë si anëtar i bandës frymore të kryeqytetit.

Por pavarësisht të ardhurave modeste, Xoxa arriti të bëjë një investim që ka ngjallur interesin e prokurorëve të posaçëm të SPAK. Me kursimet e fshehura në jastëk dhe, sipas tij, me të ardhura të padeklaruara nga kurse tenisi, ai bleu një pronë për 145 mijë euro dhe një makinë për 23 mijë euro nga kushërirat e tij, Ajola dhe Valbona Xoxa.

Sot, mbi këtë pronë po ngrihet një pallat, i miratuar me firmën e bashkëshortit të Ajolës, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Dhe kjo ka bërë që rrëfimi i Valmir Xoxës të përfundojë në dosjen hetimore për korrupsion dhe pastrim parash ndaj kreybashkiakut.

Më 16 janar 2025, Valmir Xoxa u ul përballë prokurorëve të SPAK për të dhënë shpjegime mbi burimin e pasurisë së tij. Në deklaratën e tij, të cituar në kërkesën për masë sigurie ndaj Veliajt, Xoxa pretendon se ai dhe bashkëshortja e tij kishin kursyer çdo qindarkë, duke shmangur çdo shpenzim të panevojshëm.

“Deklaruesi shprehet se nuk kanë harxhuar asnjë lek për një kohë të gjatë, pasi shpenzimet e tyre si familje i kishte marrë përsipër vjehrra e tij,” thuhet në dokumentin e SPAK. “Ata vetë nuk kanë shpenzuar për ushqim dhe për asgjë tjetër, pasi duhej të kursenin lekët.”

Por prokurorët nuk janë bindur. Ata dyshojnë se transaksioni i shitjes së pjesëve takuese në dy vila, nga Ajola dhe Valbona Xoxa drejt Valmir Xoxës ka qenë fiktiv, duke qenë se ky i fundit nuk kishte të ardhura të mjaftueshme për të justifikuar blerjen e pasurive dhe makinës.

Transaksionet e tij dyshohet se janë një skemë për të fshehur lidhjen e drejtpërdrejtë të Veliajt me pronën mbi të cilën ai më vonë ka firmosur lejen e ndërtimit.

Valmir Xoxa është djali i xhaxhait të Ajola Xoxës. Sipas deklarimeve të tij në prokurori, Valmiri merr një pagë prej 92 mijë lekësh në muaj nga Akademia e Arteve dhe 20 mijë lekë, si pagë shtesë nga banda frymore e Bashkisë së kryeqytetit.

Por, pavarësisht të ardhurave të kufizuara dhe në mungesë të një pasurie të dokumentuar, ai arriti të bëjë një seri blerjesh dhe marrëveshjesh në pasuri të patundshme që sot janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pjesë e hetimit voluminoz të SPAK është një transaksion i kryer nw vitin 2020, kur Valmir Xoxa bleu për 140 mijë euro pjesën takuese të dy vilave nga kushërirat e tij, Ajola dhe Valbona Xoxa, trashëgimtaret e publicistit Arben Xoxa. Tokat dhe ndërtesat e blera ndodheshin pranë Shkollës së Kuqe, një zonë qendrore e Tiranës. Sipas Valmir Xoxës, ai synonte të vendosej në katin e tretë të njërës prej vilave.

Pak kohë pas këtij transaksioni, vilat u shembën dhe trualli iu dha për zhvillim një firme ndërtimi, e cila më pas siguroi një leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës, e firmosur nga vetë Erion Veliaj, kryetari i bashkisë dhe bashkëshorti i Ajola Xoxës.

Kjo koincidencë e ka bërë SPAK-un të ngrejë dyshime mbi ligjshmërinë e transaksionit dhe të ardhurat e Valmir Xoxës.

Pavarësisht se sipas SPAK, deklaruesi e ka ndryshuar disa herë versionin e fakteve, ai përfundimisht ka pohuar se nga dhënia e pjesës së tij të bashkëpronësisë për ndërtim do të përfitonte një apartament 60 m², një dyqan 70 m² dhe një post parkimi, megjithëse ai vetë nuk kishte informacion mbi ndërtuesin, konfigurimin e pronave dhe as nuk kishte shkuar të shihte pallatin.

Gjithashtu, sipas organit të akuzës, në të njëjtën periudhë që ky shtetas supozohet se dispononte në banesë rreth 140 mijë euro kursime cash, ka aplikuar dhe ka përfituar një kredi të butë për strehim nga Bashkia Tiranë, për rreth 40 mijë euro.

Sipas SPAK, me këto të holla, në vend që të siguronte menjëherë një strehim për vete dhe familjen e tij, Valmiri porosit një apartament tjetër, në të njëjtën ndërtesë e cila po ndërtohet mbi truallin në bashkëpronësi të tij.

Pallati është ndërtuar nga firma ‘Atelier 4′, me administrator Alban Efthimi. Vëllai i tij, Olsi Efthimi, është një mik i ngushtë i çiftit Xoxa-Veliaj. Efthimi ka deklaruar në SPAK se nuk kishte dijeni se kush e kishte kontaktuar për projektin në pronën e fisit Xoxa.

Dyshime ka ngritur edhe blerja e një automjeti Benz C-Class, viti 2010, nga Valmiri. Ai i ka paguar Valbona Xoxës në vitin 2022 për makinën 23 mijë euro, ndërkohë që i njëjti mjet ishte blerë nga i ndjeri Arben Xoxa për 7 mijë euro.

Deklaruesi është shprehur në SPAK se çmimin e kishte caktuar ai vetë, për arsye sentimentale por edhe për faktin se mjeti ishte në gjendje mjaft të mirë, duke e cilësuar “super mjet”. Megjithatë, 6 muaj pas blerjes së mjetit, Benz-i pëson një defekt dhe Valmiri e shet për 11 mijë euro.

“Megjithëse e ka blerë mjetin për 23 mijë euro, deklaruesi shprehet se Ajola Xoxa kishte dashur t’ia shiste poshtë çmimit aktual të pronës, por ai ka insistuar që ta blinte me çmimin e mësipërm,” shkruan SPAK.

“I pyetur në lidhje me mënyrën e likuidimit të mjetit, në formë bankare apo cash, deklaruesi është përgjigjur se nuk e mbante mend,” përfundon dokumenti i SPAK./BIRN/

 

Video

Ndeshja mes Flamurtari FC dhe KF Elbasani është mbyllur mes tensioneve dhe incidenteve në stadium. Gjatë takimit nuk munguan përplasjet në distancë mes tifozerive, ndërsa në përfundim të ndeshjes pati edhe konfrontime në hollin e stadiumit, fillimisht mes lojtarëve dhe më pas edhe mes një pjese të tifozëve të të dy skuadrave. Në këtë ndeshje ishin të angazhuara forca të shumta policie për të garantuar rendin dhe sigurinë. Policia ndërhyri për të qetësuar situatën brenda stadiumit dhe më pas largoi tifozët edhe në zonën jashtë tij. Sa i përket rezultatit sportiv, ndeshja përfundoi me fitoren 2–1 të KF Elbasani

Një protestë kundër Shteteve të Bashkuara u zhvillua në Iran, ku një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veprimi i disa fëmijëve që dogjën fanella të futbollistit të njohur Lionel Messi. Zemërimi u nxit nga ngjarjet e 5 marsit, kur lojtarët e klubit Inter Miami CF u ftuan në Shtëpia e Bardhë si fitues të MLS Cup. Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës duartrokitën presidentin amerikan Donald Trump teksa ai po fliste për një operacion ushtarak në Lindjen e Mesme. Ky moment shkaktoi reagime të forta dhe një valë kritikash nga tifozë dhe përdorues të rrjeteve sociale.

Ju flet Tirana… po japim lajmet e antikorrupsionit në QSUT.

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme