Politika 15 February 2025, 22:22 Nga VNA

Bardhi do kallëzojë Majlinda Bufin dhe Belinda Ballukun në SPAK për Tec-in e Roskovecit

Ndaje në Whatsapp
Bardhi do kallëzojë Majlinda Bufin dhe Belinda Ballukun në SPAK

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka njoftuar se do të depozitojë në SPAK një kallëzim penal ndaj kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, dhe zv/kryeministres, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi akuzon dy zyrtaret e larta për shpërdorim detyre, duke deklaruar se ato kanë lejuar ndërtimin e TEC-it të Roskovecit në shkelje të ligjit. Sipas tij, ky projekt është miratuar pa respektuar procedurat ligjore dhe me pasoja për komunitetin dhe mjedisin.

Bardhi thekson se ky kallëzim është pjesë e angazhimit të opozitës për të mbrojtur interesin publik dhe për të ndaluar abuzimet me pasuritë publike. Ai bën thirrje që SPAK të hetojë çështjen me paanshmëri dhe të vërë para drejtësisë përgjegjësi

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme