Politika 14 February 2025, 20:07 Nga VNA

Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, sqaron kryeministrin: Shpendi në video nuk është "buf kënete", por kukuvajkë e dobishme për mjedisin

Ndaje në Whatsapp
Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, sqaron

Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama ka postuar në facebook një video ku pretendonte se ishte një buf dhe se sipas tij, ky shpend është plaçkitës folesh dhe konsiderohet rrezik edhe për shpendët shtëpiak. Me gjasë postimi ironik ishte për kreun e PD, Sali Berisha, duke qenë se Rama në shumë deklarata i referohet me termin “bufi i kënetës".

Por, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar ndaj postimit të kryeministrit, ku përmendet një shpend i quajtur "Bufi i Kenetës" si specie e dëmshme për mjedisin. Sipas specialistëve të fushës, specia "Bufi i Kenetës" nuk ekziston në Shqipëri. Fotoja që shoqëron postimin tregon një Kukuvajkë, e njohur shkencërisht si “Athene noctua”, e cila është një shpend shumë i dobishëm për mjedisin, pasi ndihmon në kontrollin e popullatave të brejtësve dhe është e rëndësishme për ruajtjen e balancës ekologjike.

Ata më tej shprehin keqardhje për informacionin e gabuar që ka mbërritur në administratën shtetërore, duke theksuar se mungesa e specialistëve në ministri ka kontribuar në këtë pasaktësi. Për më tepër, është sqaruar se britma që dëgjohet në videon e Kryeministrit nuk është e Kukuvajkës, por e një shpendi tjetër.

Postimi i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore:

Nje shpjegim per "Bufin e Kenetes" dhe nje keshille per z.Kryeminister

Ne postimin e sotem mjaft domethenes te Kryeministrit, si nje alegori politike permendej nje shpend i quajtur "Bufi i kenetes" si nje specie negative dhe e demshme per mjedisin. Duke u konsultuar me specialistet e fushes, deshirojme te keshillojme z. Kryeminister se:

- Sipas literatures se botuar ne Udhezuesin "Shpendet e Shqiperise" mund te themi se specia me emrin "Bufi i Kenetes nuk ekziston ne Shqiperi.

Foto e postimit ne fakt eshte Kukuvajka apo e njohur ne emrin shkencor si (Athene noctua) apo ne anglisht Little Oël.

Ky shpend eshte mjaft i perhapur ne zonat rurale te Shqiperise dhe eshte shume i dobishem per mjedisin pasi ushqehet me zvarranike dhe minj. Nuk permendet si nje specie plackitese aq me shume ndaj shpendeve shtepiake. Sipas studimeve shkencore ka një rol kyç në ruajtjen e balancës së popullatave të brejtësve, kryesisht minjve, të cilët janë vektorë të transmetimit të shumë sëmundjeve.

Nëse nuk do të kishte kukuvajaka, popullata e brejtësve urbanë do të rritej në nivele të tilla që do të bëhej kërcënuese për shëndetin dhe jetën e njerëve. Nuk ka asnje studim shkencor qe te vertetoje se Kukuvajka eshte nje shpend qe grumbullon pesticide apo toksina dhe aq me shume te jete armiqesor dhe helmues ndaj diversitetit. Perkundrazi Z. kryeminister nese Kukuvajka nuk do ekzistonte ne Shqiperi do na kishin mbytur minjte.

- Duke shprehur konsideraten tone per interesimin e Z Kryeminister ndaj mjedisit mund te themi se si rezultat i mungeses se specialisteve ne administrate, informacioni i dhene eshte teresisht i gabuar. Aq me shume kur mendon se shqiptaret taksapagues kontribuojne per mbajtjen ne kembe te Ministrise se Mjedisit, e cila nuk mundet te jape dot nje informacion te sakte Kryeministrit te vendit edhe per nje Kukuvajke.

P.S . Sipas specialisteve te fushes britma e shpendit ne videon e postuar te KM nuk eshte zeri i Kukuvajkes, por i nje shpendi tjeter.

Me poshte po publikojme listen e Bufeve dhe kukuvajkave qe jane identifikuar ne territorin shqiptar: bufi i madh, bufi veshgjatë, bufi veshshkurtër, bufi i vogël, bufi i dëborës, kukuvajka e uraleve, kukuvajka e pyjeve, kukuvajka kokëmadhe, kukuvajka mjekroshe.

 

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme