Politika 14 February 2025, 18:51 Nga VNA

Erjon Veliaj "humbet kujtesën" në SPAK: Nuk di asgjë, sjam pas lekut. Udhëtimi në Kinë me Klodian Allajbeun? Ta verifikoj

Ndaje në Whatsapp
Erjon Veliaj "humbet kujtesën" në SPAK: Nuk di asgjë,

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, u pyet nga prokurorët e Posaçëm gjatë një seance maratonë më 26 dhjetor 2024. Sikurse thuhet në dosje, Erjon Veliaj më së shumti iu është përgjigjur hetuesve me shprehjet: “Nuk di” dhe “nuk kam dijeni”.

Veliaj ka shpjeguar se Harabel është një platformë e artit dhe kulturës, ndërsa nuk arrin të shpjegojë rolin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, në këtë organizatë. “Nuk di si është e organizuar, nuk kam interes kush janë anëtarë të bordit apo nga kush është themeluar qendra. Nuk kam dijeni ku e ushtron aktivitetin kjo qendër”, shprehet Veliaj.

I pyetur në lidhje me të ardhurat e siguruara nga bashkëshortja e tij nëpërmjet Qendrës Harabel, Veliaj shprehet se “nuk ka interes, se nuk ka qenë pas lekut”.

Lidhur me organizatën BYL-A, që kontrollohet nga bashkëshortja, edhe pse ka nënshkruar urdhrat përkatës të shpenzimeve, thotë se nuk ka dijeni të jetë financuar nga Bashkia Tiranë. I pyetur nga prokurorët nëse Elman Abule, nëpërmjet shoqërive që zotëron, brenda 3 vitesh ka transferuar rreth 200 mijë euro për konsulencë ligjore apo shërbime të tjera kompanive që zotërohen nga bashkëshortja e tij, Veliaj thotë se nuk e di një fakt të tillë.

Lidhur me paratë e gjetura gjatë kontrolleve të BKH-së në studion ligjore Partners Law, Veliaj deklaron se “nuk ka dijeni për detaje”.

Gjatë hetimit, prokurorët e kanë pyetur kryetarin e bashkisë së Tiranës edhe për udhëtimin e tij me shtetasin Klodian Allajbeu në drejtim të Kinës. Erjon Veliaj shprehet se nuk e mban mend dhe i duhet të verifikojë se kush i ka mbuluar shpenzimet për këtë udhëtim. Mesa duket, “harresat” e Veliajt për udhëtimet, si kjo me pronarin e Spitalit Amerikan, përkojnë me kohën kur ai vetë fshiu edhe postimet në Instagramin e tij për të fshehur gjurmët e udhëtimeve.

Por dëshmia e Veliajt kundërshtohet jo vetëm nga postimet e tij në rrjetet sociale, por edhe nga komunikimet e zbuluara në celularët e sekuestruar, si ai i Ajola Xoxës, financieres së kompanive, por edhe prova të tjera. Kryebashkiaku Erjon Veliaj ndodhet në paraburgim pasi ka dyshime se është përfshirë bashkë me gruan e tij, Ajola Xoxa, në një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash. Pjesë e skemës së korrupsionit janë edhe disa biznesmenë me lidhje klienteliste me Veliajn, të cilët kanë përfituar leje ndërtimi dhe tendera nga bashkia. Në këmbim, ata dyshohet se kanë financuar kompanitë e kontrolluara direkt apo indirekt nga Ajola Xoxa.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme