Politika 13 Shkurt 2025, 22:57 Nga VNA

“Përfitoi 43.5 mln euro kontrata publike”, gazetarja Xama zbulon lidhjen e Veliajt me biznesmenin Gentian Sula

Ndaje në Whatsapp
“Përfitoi 43.5 mln euro kontrata publike”, gazetarja Xama

Gazetarja Ola Xama zbuloi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV detaje të hetimit të SPAK për lidhjet e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, me biznesmenin Gentian Sula. Ajo tha se çifti ka përfituar vilë në Qerret nga biznesmeni dhe tha se prej ardhjes së Veliajt në krye të bashkisë, janë 43.5 mln euro kontrata publike që ka marrë “Agi Kons” e Sulës, si ndërtimi i Teatrit Kombëtar, ndërtimin e pesë shkollave dhe disa tendera të tjerë publikë.

Pjesë nga biseda

Ola Xama: Janë me dhjetëra raste, ku paratë publike nga Bashkia e Tiranës, dhe në raste të tjera nga Kongresi Rinor, organizatë e krijuar nga bashkia, nuk i kalonte pagesat përmes thesarit dhe duke respektuar rregullat e prokurimit publik privat, që i ka dhënë fonde organizatave dhe kompanive të lidhura me zonjën Xoxa, “Harabel”, “Byla”, e me rradhë. Janë me dhjetëra emra.

Pano Soko: Burri ka patur në dorë firmën për të lëshuar paratë nga Thesari, për t’i dërguar në adresën që burri firmos, pra Veliaj, këto adresa ku shkojnë paratë, kanë vajtur në disa entitete ekonomike, OJF dhe kompani, që kanë qenë në zotërim apo të lidhura me zonjën Xoxa. Kjo është pak a shumë. Paraja ka ikur nga Thesari te kompania, llogaria bankare e kompanisë së zonjës Xoxa.

Ola Xama: Mund të ketë pretendime që nuk janë të Xoxës, por janë të faktuara me dokumente dhe transaksione që përfituese është zonja Xoxa. Ka edhe dëshmi të punonjësve që kanë firmosur transfertat, që kompanitë kanë qenë të zonjës Xoxa. Për mendimin tim mënyra si janë siguruar provat, janë të blinduara.

Ylli Rakipi: Të zbresim konkretisht. Një nga personat kyç në këtë hetim përveç Veliajt dhe Xoxës, është Gentian Sula i “Kodrës së Diellit”. Çfarë ka marrë biznesmeni nga Bashkia Tiranë dhe çfarë ka marrë Veliaj prej tij?

Ola Xama: Një vilë në Qerret posedohet nga Veliaj dhe Xoxa, ishte regjistruar në emrin e “Agi Kons” të Gentian Sulës. Pagesa e udhëtimeve nga Fatmir Bektashi dhe nga biznesmeni Gentian Sula, ka ndërtuar një kompleks në Qerret dhe një vilë e shënuar në emrin e kompanisë “Agi Kons”, është përdorur nga familja e zotit Veliaj, madje janë siguruar tabulate telefonike dhe pagesa të administrimit të vilës. Janë analizuar edhe antenat celulare, për ta parë se sa ka qëndruar në Qerret. Janë tabulatet ku zonja Xoxa është angazhuar për arredimin.

Çfarë ka përfituar Gentian Sula? Prej ardhjes së Veliajt në krye të bashkisë, janë 43.5 mln euro kontrata publike që ka marrë Agi Kons, ku dy më të mëdha, ndërtimi i Teatrit Kombëtar faza e parë dhe një kontratë tjetër, ku zoti Sula është partner në ndërtimin e 5 shkollave, 19 mln euro. Janë edhe disa tendera të tjerë publikë. Zoti Sula është edhe përfitues i lejeve të ndërtimit.

Të mos harrojmë që gjatë seancës para gjykatës, zoti Veliaj ka akuzuar prokurorin e çështjes që nuk ka marrë drejtpërdrejt leje, por edhe sikur të ishte e vërtetë, ai thotë në dëshmi vetë në SPAK, që leja është e drejtë e të gjithëve, pra ai mban qëndrime të ndryshme, ose i jep lejet për interes ose se takojnë me ligj.

 

Video

Zohran Mamdani, kryetari i ri i Nju Jorkut, sfidon Donald Trumpin që në ditën e parë! Në fjalimin e fitores, 34-vjeçari demokrat i drejtoi katër fjalë presidentit: “Turn the volume up!” – një mesazh i fortë për t’i bërë të ditur se qyteti nuk ka ndërmend të heshtë. Mamdani, një socialist demokrat me rrënjë emigrante, premton të përballet me politikat e Trumpit, veçanërisht në fushën e imigracionit dhe kostos së jetesës. Agjenda e tij përfshin ngrirje të qirave, kujdes universal për fëmijët dhe masa të reja për të lehtësuar barrën e qytetarëve. “Nëse ka një mënyrë për të ndalur një despot, është duke shkatërruar kushtet që e ushqejnë pushtetin e tij,” tha ai mes duartrokitjeve të mbështetësve.

Humbja në Nju Jork, reagon presidenti amerikan Donald Trump Rezultatet jo të favorshme për republikanët janë pranuar nga vetë Donald Trump, i cili u takua këtë mëngjes me ligjvënës të partisë konservatore. Një ditë pas zgjedhjes historike të Zohran Mamdani si kryetar bashkie i Nju Jorkut, presidenti amerikan pranoi: “Nuk mendoj se ishte mirë për republikanët.” Trump fajësoi mbylljen e qeverisë për humbjen, duke theksuar se sondazhet tregojnë se publiku ia atribuon fajin më shumë atij dhe republikanëve. Në të njëjtën kohë, ai i bëri thirrje senatorëve republikanë që të shfuqizojnë filibusterin, një procedurë që lejon debate të pafundme në Senat dhe shpesh bllokon miratimin e projektligjeve. “Është koha që republikanët të bëjnë atë që duhet të bëjnë,” tha ai, duke paralajmëruar se përndryshe partia do të mbetet në një pozitë të pafavorshme.

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në Japoni, ku autoritetet qeveritare kanë urdhëruar ushtrinë të dalë në rrugë e armatosur për të menaxhuar një valë sulmesh nga arinjtë. Trupa ushtarake janë dërguar në rajonin malor, pas një apeli urgjent nga autoritetet lokale, të cilat përpiqen të mbrojnë banorët dhe të kontrollojnë situatën. Operacioni ka filluar në qytetin Kazuno, ku banorëve u është këshilluar të shmangin pyjet e dendura, të qëndrojnë brenda pas errësirës dhe të përdorin zile për të trembur arinjtë që afrohen pranë shtëpive. Që nga prilli, më shumë se 100 sulme të arinjve janë raportuar në të gjithë Japoni, duke shkaktuar 12 viktima.

Drejt Europës vetëm me përgjigje. Se pyetjet nuk i kemi qejf këto kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme