Politika 13 Shkurt 2025, 20:20 Nga VNA

Një gjetje e ONM ekspozon bisedat telefonike mes prokurorit Preçi dhe Arben Frrokut

Ndaje në Whatsapp
Një gjetje e ONM ekspozon bisedat telefonike mes prokurorit Preçi

Kolegji i Posaçëm pranoi si provë një gjetje të paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, sipas së cilës prokurori Valentin Preçi ka pasur komunikime të hershme telefonike me Arben Frrokun, ndryshe nga ç’kishte pretenduar para vetingut.

Gjatë seancës publike të zhvilluar në KPA për çështjen e prokurorit të Tiranës, Valentin Preçi, të enjten më 13 shkurt, palët paraqitën qëndrimet e tyre lidhur me një gjetje të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, që kishte të bënte me disa telefonata të kryera mes subjektit të rivlerësimit dhe të dënuarit me burgim të përjetshëm Arben Frrokut, biseda të cilat kanë ndodhur para se të udhëtonin për në Mal të Zi së bashku. Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani deklaroi se kjo gjetje tregonte se, ndryshe nga sa kishte deklaruar Preçi gjatë gjithë hetimit administrativ, në KPK dhe shqyrtimit në Kolegj, ata kishin pasur komunikime.

Preçi pretendoi më herët se nuk kishte njohje të mëparshme me Arben Frrokun dhe një udhëtim me makinë në qershor të vitit 2012 kishte qenë rastësor.

Dumani vërejti se të dhënat për komunikimet telefonike gjendeshin në dosjen penale në ngarkim të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Arben Frroku.  Sipas Dumanit, në prill të vitit 2012, Arben Frroku ka kryer tre thirrje drejt numrit celular të Preçit, ndërsa ky i fundit dy thirrje dhe rezulton që të kenë biseduar.

Drejtuesi i SPAK kërkoi që deklarimet e subjektit se nuk ka pasur njohje me Frrokun të konsiderohen si sjellje që pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke theksuar se këto veprime bien ndesh me etikën e magjistratit. Ai solli në vëmendje se kur deklarimet e rreme bëhen para prokurorit apo gjykatës, atëherë konsiderohen vepër penale.

Dumani paraqiti si shembull rastin kur një prokuror i merr deklarimet një qytetari të thjeshtë dhe i kërkon të thotë vetëm të vërtetën, duke i bërë të ditur se nëse rezulton ndryshe procedohet penalisht. Ai theksoi se kur një prokuror në cilësinë e subjektit të rivlerësimit, që në fillim të hetimit administrativ e deformon të vërtetën, atëherë bie ndesh me etikën që duhet të ketë dhe duhet të vlerësohet në këtë drejtim.

Prokurori Valentin Preçi nuk ishte i pranishëm në seancë, por ai u përfaqësua nga avokatja e zgjedhur prej tij, Romina Zano. Avokatja Zano kërkoi që kjo gjetje të mos konsiderohet, duke theksuar se nuk ishte administruar sipas parashikimeve ligjore të procesit të vetingut të magjistratëve.

Ajo argumentoi se Komisioni dhe Kolegji, janë të vetmet institucione që mbartin të drejtën dhe përgjegjësinë për të kërkuar e marrë prova nga të gjthë institucionet, si edhe të vlerësojnë e marrin vendime. Sipas saj, Komisioneri Publik, mbart të drejtën për të paraqitur ankim dhe se në kuadër të një procesi të rregullt ligjor, është i detyruar që kompetencën e tij t’a mbështesë vetëm në aktet dhe provat e administruara gjatë kryerjes së procesit të rivlerësimit në KPK. Zano deklaroi se në këtë rast, përgatitja e praktikës shkresore mbi të cilën është paraqitur më pas gjetja nuk është konkluzion i veprimeve hetimore të KPK apo hetim gjyqësor i Kolegjit.

Avokatja e cilësoi jo në përputhje me ligjin çdo iniciativë të jashtme për të administruar e më pas paraqitur prova në gjykim.  Në vijim, Zano paraqiti një arsyetim ligjor lidhur me rrethanat kur një subjekt rivlerësimi gjendet në kushtet e kontaktit të papërshtatshëm, duke vërejtur se duhet që personi në fjalë të jetë i proceduar për krim të organizuar, që hetimi ndaj tij të ketë publicitetin e duhur e që subjekti rivlerësimit të ketë dijeni për atë hetim, si dhe që takimi mos të jetë rastësor. Ajo e cilësoi të pabazuar dhe të padrejtë pretendimin e ngritur prej drejtuesit të SPAK ndaj Preçit. Zano paraqiti disa prova për të vërtetuar qëndrimin e parashtruar, që u administruan prej Kolegjit. Ndërkohë, KPA pranoi si provë edhe gjetjen e ONM-së, ndërsa dy denoncime të tjera nga publiku nuk u administruan. Në përfundim, KPA vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor dhe e shtyu seancën për më datë 18 shkurt, në orën 09:00, për t’u dhënë kohë palëve të përgatisin e paraqesin konkluzionet përfundimtare./BIRN/

Video

Zohran Mamdani, kryetari i ri i Nju Jorkut, sfidon Donald Trumpin që në ditën e parë! Në fjalimin e fitores, 34-vjeçari demokrat i drejtoi katër fjalë presidentit: “Turn the volume up!” – një mesazh i fortë për t’i bërë të ditur se qyteti nuk ka ndërmend të heshtë. Mamdani, një socialist demokrat me rrënjë emigrante, premton të përballet me politikat e Trumpit, veçanërisht në fushën e imigracionit dhe kostos së jetesës. Agjenda e tij përfshin ngrirje të qirave, kujdes universal për fëmijët dhe masa të reja për të lehtësuar barrën e qytetarëve. “Nëse ka një mënyrë për të ndalur një despot, është duke shkatërruar kushtet që e ushqejnë pushtetin e tij,” tha ai mes duartrokitjeve të mbështetësve.

Humbja në Nju Jork, reagon presidenti amerikan Donald Trump Rezultatet jo të favorshme për republikanët janë pranuar nga vetë Donald Trump, i cili u takua këtë mëngjes me ligjvënës të partisë konservatore. Një ditë pas zgjedhjes historike të Zohran Mamdani si kryetar bashkie i Nju Jorkut, presidenti amerikan pranoi: “Nuk mendoj se ishte mirë për republikanët.” Trump fajësoi mbylljen e qeverisë për humbjen, duke theksuar se sondazhet tregojnë se publiku ia atribuon fajin më shumë atij dhe republikanëve. Në të njëjtën kohë, ai i bëri thirrje senatorëve republikanë që të shfuqizojnë filibusterin, një procedurë që lejon debate të pafundme në Senat dhe shpesh bllokon miratimin e projektligjeve. “Është koha që republikanët të bëjnë atë që duhet të bëjnë,” tha ai, duke paralajmëruar se përndryshe partia do të mbetet në një pozitë të pafavorshme.

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në Japoni, ku autoritetet qeveritare kanë urdhëruar ushtrinë të dalë në rrugë e armatosur për të menaxhuar një valë sulmesh nga arinjtë. Trupa ushtarake janë dërguar në rajonin malor, pas një apeli urgjent nga autoritetet lokale, të cilat përpiqen të mbrojnë banorët dhe të kontrollojnë situatën. Operacioni ka filluar në qytetin Kazuno, ku banorëve u është këshilluar të shmangin pyjet e dendura, të qëndrojnë brenda pas errësirës dhe të përdorin zile për të trembur arinjtë që afrohen pranë shtëpive. Që nga prilli, më shumë se 100 sulme të arinjve janë raportuar në të gjithë Japoni, duke shkaktuar 12 viktima.

Drejt Europës vetëm me përgjigje. Se pyetjet nuk i kemi qejf këto kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme