Politika 13 February 2025, 12:40 Nga VNA

Berisha: Veliaj u transferua në paraburgimin e Durrësit për t’i mbyllur gojën

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Veliaj u transferua në paraburgimin e Durrësit për

Sali Berisha ka reaguar pas transferimit të kryebashkiakut të pezulluar të Tiranës, Erion Veliaj, në paraburgimin e Durrësit. Sipas tij, kjo lëvizje ka për qëllim ushtrimin e presionit ndaj Veliajt për të mos folur.

Në një prononcim për mediat, Berisha e cilësoi këtë një “kod mafioz të tmerrshëm”, duke theksuar se e njëjta skemë është përdorur edhe më parë me ish-ministrin Lefter Koka.

“E çuan Veliajn në Durrës dhe atje do t’i dërgojnë Pojën për t’i mbyllur gojën. E njëjta gjë ndodhi edhe me Lefter Kokën, të cilin e lanë aty me të njëjtin presion,” u shpreh Berisha.

Ai shtoi se nuk ka parë militantë të Partisë Socialiste të reagojnë për arrestimin e Veliajt, por vetëm policë dhe punonjës të Bashkisë së Tiranës.

“Duket sikur Veliaj ka bërë garë me gruan e Assadit. Megjithatë, qindra artikuj janë përjashtuar nga SPAK,” tha ndër të tjera kreu i PD-së.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme