Politika 13 February 2025, 11:53 Nga VNA

Protesta para SPAK, Ervin Hoxha: Policia nuk ndërhyri pasi mbështetësit e Veliajt nuk ishin protestues

Ndaje në Whatsapp
Protesta para SPAK, Ervin Hoxha: Policia nuk ndërhyri pasi

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar një ditë më parë pranë SPAK, ku mbështetës të kryebashkiakut Erion Veliaj u grumbulluan në mbështetje të tij.

Në një deklaratë për mediat para se të hynte në Parlament, Hoxha tha se policia nuk ndërhyri, pasi personat e pranishëm nuk ishin protestues, por simpatizantë. Ai shtoi se në vendngjarje ndodhej edhe Garda e Republikës, e cila pati një moment vështirësie për shkak të grumbullimit të papritur.

“Në kushtet e një mase sigurie, Policia e Shtetit ka detyrën të sigurojë SPAK-un. Aty ndodheshin edhe punonjësit e Gardës, të cilët ishin në krye të detyrës, por patën një vështirësi për shkak të grumbullimit të papritur. Personat ishin simpatizantë dhe jo protestues. Protestuesit e mëparshëm kanë qenë të lajmëruar,” deklaroi ministri.

I pyetur nga gazetarët nëse do të shkarkojë Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, Hoxha nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke thënë se situatat janë të ndryshme dhe se protestat e mëparshme kanë qenë të paralajmëruara.

Vërtet nuk ishte lajmëruar ministri brendshëm për një protestë që kishte nisur në 8 të mëngjesit?

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme