Politika 12 February 2025, 19:46 Nga VNA

Qeveria do t'ia japë edhe Pallatin e Kongreseve privatit

Ndaje në Whatsapp
Qeveria do t'ia japë edhe Pallatin e Kongreseve privatit

Pallati i Kongreseve do të rinovohet me të njëjtën formulë si me stadiumin, ku si rezultat do të fitohet një Pallat Kongresesh i transformuar, deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit për rijetëzimin e sheshit “Nënë Tereza”, ku do të instalohet vepra “Tirana Mooons” e arkitektit Chris Precht.

“Korporata Shqiptare e Investimeve do të shpallë edhe konkursin për rishpikjen mund të themi, nëse mund të përdor këtë fjalë, rikualifikimin, – Frida e thotë më mirë – të Pallatit të Kongreseve, me të njëjtën formulë si me stadiumin ku do të fitojmë një Pallat Kongresesh të transformuar, të rinovuar dhe patjetër do shohim si do paraqiten dhe cili do jetë projekti më i mirë.

Konkurs ndërkombëtar që do të thotë do të duhet të mbështesin gjithë këto zhvillime me më shumë parkingje nëntokësore dhe do të duhet të ecim edhe me një program të ri, që është një program kombëtar se bashku me Fondin e Zhvillimit për një infrastrukturën parkimesh mbitokësore, por jo parkime mbitokësore, si ato që keni parë nëpër aeroporte që janë një shëmti totale, por parkime nëntokësore me një prekje magjike të këtyre ustallarëve të mëdhenj të arkitekturës që do të jenë një tjetër atraksion për Shqipërinë, siç kanë mbetur një atraksion pjesë të infrastrukturës së dikurshme ushtarake”, tha Rama.

Zhvillimi i godinës dhe hapësirës tek Pallati i Kongreseve përmes një marrëveshjeje me privatin nuk është një formulë e re. Qeveria nëpërmjet Korporatës ka hapur disa projekte të ngjashme të tilla si Godina e re e Bibliotekës Kombëtare e cila do të zhvillohet me privatin mbi disa godina dhe hapësira në zonën e ish-Vilave Gjermane.

Ky zinxhir pronash përfshin edhe vilat qeveritare në Velipojë dhe në Vlorë të cilat kanë në thelb të njëjtën model. Të treja këto thirrje janë aktive.

Nga ana tjetër më herët janë kaluar për zhvillim pronat tek ish-ATSH apo tek Hipoteka dhe tek Inxhinieria e Ndërtimit ku do të zhvillohen projekte të lidhura me këtë program ku në këmbim të zyrave dhe hapësirave të shfrytëzueshme plotësisht të reja qeveria kalon tek privati këto pasuri. Në të njëjtën linjë është edhe zhvillimi i pronës tek stadiumi “Selman Stërmasi” ./ Monitor

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme