Politika 12 February 2025, 15:33 Nga VNA

“PS nuk do mbrojë Veliajn në debatet televizive”, Ramës nuk i del e keqja me SPAK: Burgosja ishte pa gjyq

Ndaje në Whatsapp
“PS nuk do mbrojë Veliajn në debatet televizive”,

Kryeministri Edi Rama, ndonëse shprehet se mbështet drejtësinë e re, nuk i del e keqja e arrestimit të Erion Veliajt.

Rama ka reaguar për herë të tretë brenda pak orëve, duke thënë se burgosja e kryebashkiakut ishte pa gjyq, ndërsa nuk harron t’u tregojë prokurorëve se Veliaj duhej të hetohej në gjendje të lirë.

Ai gjithashtu thotë se në debatet televizive për arrestimin e Veliajt PS nuk do të çojë asnjë përfaqësues.

“Kanalet kërkuan debate PS – PD për rastin e Erionit, pra nuk paskan kuptuar akoma se ne kemi kaluar nga pesë vjet heshtje në një fazë të re, kur do t’i japim vetes të drejtën të bëjmë komentet tona konstruktive për standartet dhe shkeljet në procese, por nuk kemi ndryshuar thelbin e qëndrimit tonë se PS nuk është zyrë avokatie e askujt që është proces, përfshirë edhe Erjonin. E para, fakti që burgosja pa gjyq e kryetarit të bashkisë, për një problematikë që s’ka asnjë lidhje me kushtet kur jepet kjo masë, duke ndërprerë arbitrarisht kontratën e tij me zgjedhësit, kur gjykimi mund të vazhdonte në gjendje të lirë, ka të bëjë me standartet jo me fajësinë a pafajësinë e Erjonit, të cilën duhet ta ndajë drejtësia jo debatuesit e PS” – thuhet ndër të tjera në postimin e Ramës në rrjetin social X.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme