Politika 12 February 2025, 13:04 Nga VNA

PD do të mbajë primaret në 1 mars

Ndaje në Whatsapp
PD do të mbajë primaret në 1 mars

Partia Demokratike do të zhvillojë primaret më datën 1 mars 2025. Bëhet me dije se vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së PD-së ditën e djeshme, ku është vendosur që kjo garë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet nga radhët e demokratëve do të jetë në nivel qarku.

Tre propozimet kanë qënë: zhvillim i primareve në nivel dege të PD, në nivel qarku, dhe kombëtare dhe ajo që është zgjedhur është në nivel qarku. Gjithashtu në mbledhje është diskutuar dhe rregullorja e primareve teksa raportohet se këto do të jenë primare kualifikuese.

Kështu, secili qark, do të ketë specifikat apo rregulloren e vet, në bazë të numrit të popullsisë, anëtarëve të PD-së, dhe numrit të kandidatëve. Ata të cilët kalojnë pragun, (secili qark do të ketë një prag), kualifikohen dhe emrat e tyre do të vijnë në Kryesinë e PD-së. Më pas do të jetë Kryesia e PD që do të vendosë, se cili kandidat do të jetë në listat e mbyllura dhe të hapura. Vendimi në fjalë, më pas do duhet të kalojë edhe në Keshillin Kombëtar.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme