Politika 11 February 2025, 21:06 Nga VNA

Edi Rama sulmon SPAK/ Po na shndërrojnë në Republikë Prokurorësh

Ndaje në Whatsapp
Edi Rama sulmon SPAK/ Po na shndërrojnë në Republikë

Edi Rama ka folur sot për të disatën herë për arrestimin e Erion Veliajt dhe, për të disatën herë, ka sulmuar SPAK dhe prokurorët e posaçëm.

“Ka një hetim për jetën e kryetarit të bashkisë. Se sa kjo është në shinat e Kushtetutës nuk e di me siguri, por mendoj se është jashtë shinave të institucioneve të drejtësisë,” – tha Rama para të ftuarve që nuk e fshihnin pikëllimin për atë që i ka ndodhur Erion Veliajt.

“Vetëm një i çmendur mund të na thotë se ne drejtojmë drejtësinë. Por, të bindur që kjo është rruga e duhur dhe që të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara ligjit, sot konstatojmë se jemi në një sfidë të re,” – tha kryeministri, sipas të cilit pavarësia e arritur e sistemit të drejtësisë duhet të garantohet dhe të mbështetet nga profesionalizmi dhe standardet demokratike, përfshirë të drejtat dhe liritë e njeriut.

Megjithatë, kryeministri nuk fshehu frikën se Shqipëria mund të kthehet në një “republikë prokurorësh.” “Nuk na takon neve të themi nëse Erjoni është fajtor apo i pafajshëm, por duhet të kërkojmë të drejta dhe transparencë,” – tha Edi Rama, i cili mori përsipër edhe rolin e gjykatësit kur shtoi:”Nëse Erion Veliaj dhe e shoqja kanë blerë bizhuteri me vlerë 800 mijë euro, nuk kemi ç’të diskutojmë. Por ne kemi të drejtën të kërkojmë prova.”

Se pse duhet të gjykojë Rama provat, kur këtë e bën gjykata, kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim, për të cilat kryeministri deklaroi se do t’i ndjekë zhvillimet me shumë kujdes.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme