Politika 11 Shkurt 2025, 15:06 Nga VNA

Arrestimi i Veliajt/ Berisha: Rama kontrollon SPAK-un ‘part time’

Ndaje në Whatsapp
Arrestimi i Veliajt/ Berisha: Rama kontrollon SPAK-un ‘part time’

Kryetari i PD, Sali Berisha, në konferencën për mediat ka komentuar arrestimin e Erion Veliajt, duke dhënë deklarata paksa kontradiktore pasi njëherë kritikoi prokurorët e SPAK për mënyrën e hetimit, më pas vlerësoi për punën e guximshme.

Berisha si fillim tha se ndaj Veliajt nuk u bë asnjë hetim për inceneratorin e Tiranës. Ndërsa më tej tha se ka prokurorë të ndershëm dhe të guximshëm që zbatojnë ligjin.

“Mes prokurorëve të SPAK ka njerëz kurajoz, të ndershëm, që zbatojnë dhe janë të gatshëm që zbatojnë të ligjin. Por absolutisht ka edhe njerëz që përdorin dosjet për të manipuluar prova, për të shfajësuar kriminelë dhe unë kam folur me fakte. Kur them se SPAK është organizatë kriminale, unë nuk nënkuptoj se çdo anëtar i SPAK është kriminel. Unë nënkuptoj ata që flenë mbi krimin, që janë marrë peng. Veliaj prsh u arrestua. Ka dhënë leje ndërtimi, atyre që i kanë bërë favore.

Por Veliaj është përgjegjës se ka firmën për djegësin që nuk ekziston. Djegësi është afera më e madhe e Veliajt. Pse duhet ta marrë të barabartë Altin Dumanin me Olsi Dadon, kur Dumani do që të asgjësojë demokracinë? Ishte dhe një xhelat i sigurimit të shtetit, që kishte njerëzit e vet që punonin tek Veliaj. Ky prokuror mori këtë dosje dhe firmosi. Aty i ndan Dumani dosjet, nuk ka kundërshti në këto që them unë. Çdokush që zbaton ligjin, ka respektin tim” - tha Berisha.

Kreu i PD më tej pranoi që nuk i duhej Ramës ky arrestim para zgjedhjeve dhe vetëm në këtë rast, sipas Berishës, prokurorët nuk u komanduan nga Rama.

“Rama sigurisht që e donte të ngrirë para vitit të ri. E donte të hequr qafe. Por duket se nuk bëri dot atë që donte. A është i përshtatshëm për fushatë? Kjo nuk është e përshtatshme për fushatë. Por prapë, ka një problem këtu. Ai nuk do donte kurrë t’ia linte partinë pas zgjedhjeve Erion Veliajt. Pra, unë nuk mund të them se është Edi Rama që në këtë rast e komandoi prokurorinë. Jo, Rama ishte përpara” - tha ai.

Në fund Berisha tha se po të mos ishin protestat e PD para Bashkisë së Tiranës, sot Erion Veliaj do ishte duke rendur drejt kreut të Partisë Socialiste.

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme