Politika 11 February 2025, 16:24 Nga VNA

PD cakton procedurat për mbajtjen e Primareve: Kandidatët do të kalojnë një prag kualifikimi

Ndaje në Whatsapp
PD cakton procedurat për mbajtjen e Primareve: Kandidatët do të

Partia Demokratike ka mbledhur sot kryesinë për të diskutuar çështjet organizative dhe procesin e primareve. Gati 90 ditë para zgjedhjeve dhe në pritje të procesit të primareve, PD më në fund ka vendosur procedurat mbi të cilat do të zhvillohet ky proces.

Burime brenda mbledhjes pohuan për VNA se gara për primaret do të zhvillohet në nivel qarku. Votimi për kandidatët do të jetë kualifikues dhe jo me skualifikim. Në procesin e votimit dhe më pas në atë të numërimit, kandidatët do të duhet të kalojnë një prag kualifikimi.

Vendimi i sotëm, që pritet të votohet në kryesinë e PD, do të kalojë për miratim në Këshillin Kombëtar të PD. Data e primareve është ende çështje diskutimi në këtë mbledhje që po zhvillohet në selinë e PD.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme