Politika 10 February 2025, 19:41 Nga VNA

SPAK sekuestroi fustanet e Ajola Xoxës, hetimi: Shpenzoi 860 mijë euro për blerje online

Ndaje në Whatsapp
SPAK sekuestroi fustanet e Ajola Xoxës, hetimi: Shpenzoi 860 mijë euro

Kur SPAK sekuestroi disa javë më parë disa veshje të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, në një apartament në Sky Tower, shumëkush e pa këtë veprim si të çuditshëm. Në fakt, siç është provuar tashmë, Prokuroria e Posaçme synonte të verifikonte dyshimet për korrupsion ndaj kryebashkiakut dhe bashkëshortes së tij, të cilat reflektoheshin edhe në jetën luksoze dhe shpenzimet e mëdha.

Hetuesit kishin vënë në shënjestër veshjet e shtrenjta të blera nga Ajola Xoxa, përfshirë fustane, çanta dhe bizhuteri me të cilat ajo ishte shfaqur në publik. Hetimi zbuloi se Xoxa ka shpenzuar vetëm për blerje online rreth 1 milion euro në 4 vite, ose afërsisht 200 mijë euro në vit.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetasja Ajola Xoxa, vetë ose përmes personave të afërt, ka kryer blerje online në vlerën e 86,721,175 lekëve gjatë një periudhe 4-vjeçare. Këto shpenzime nuk figurojnë të deklaruara në asnjë nga deklaratat periodike të titullarit të Bashkisë së Tiranës apo personave të lidhur me të,” thekson SPAK.

Për Ajola Xoxën është caktuar masa e arrestit në shtëpi, ndërsa për bashkëshortin e saj, Erion Veliaj, është vendosur arrest me burg. Ai po mbahet aktualisht në bllokun e sigurisë pranë burgut 302 në rrugën “Mine Peza” në Tiranë. Po ashtu, është arrestuar biznesmeni kontrovers Elman Abule, ndërsa nën detyrim paraqitjeje janë vënë biznesmenët Gentjan Sula (Kodra e Diellit), Shkëlqim Fusha, Sokol Kryeziu, Meriman Palushi dhe Fatmir Bektashi. Ky i fundit figuron edhe në dosjen “Partizani”, ku mes të pandehurve është edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme