Politika 10 February 2025, 18:33 Nga VNA

Arrestimi i Veliajt/ Asnjë reagim nga kryeministri Edi Rama, do i qëndrojë standartit duke e përjashtuar nga partia?

Ndaje në Whatsapp
Arrestimi i Veliajt/ Asnjë reagim nga kryeministri Edi Rama, do i

Kanë kaluar disa orë që nga arrestimi i Erion Veliajt nga SPAK dhe ende nuk ka asnjë reagim nga ana e kryeministri apo nga përfaqësues të PS. Mbetet për të parë nëse Rama do të mbajë standartin e vënë deri më tani, se kush arrestohet nga drejtësia largohet përfundimisht edhe nga Partia Socialiste.

Këtë qëndrim Rama e ka mbajtur me ish-bashkëpunëtorë të afërt të tij në qeveri, të cilët pasi kanë rrënë në rrjetën e drejtësisë, janë përjashtuar nga partia si Sajmir Tahiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj, Lefter Koka apo Vangjush Dako.

Erion Veliaj është zyrtari tjetër i lartë i Partisë Socialiste që shkon në burg. Edhe pse ndodhej nën hetim nga SPAK, kohët e fundit Rama e ka pasur në krah kryebashkiakun e Tiranës në takimet që ka zhvilluar, ndryshe nga ç’ka vepruar me të tjerët që i shmangte që kur ndodheshin ende nën hetim.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme