Politika 10 February 2025, 11:35 Nga VNA

Zgjedhjet/ Rama, synon votat e 260 mijë emigrantëve

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet/ Rama, synon votat e 260 mijë emigrantëve

Diaspora është kryefjala e çdo takimi të partive politike në prag të zgjedhjeve të 11 majit. Në mbledhjen e sotme me drejtuesit politik, kreu i Partisë Socialiste, njëherësh kryeminsitër, Edi Rama ka kërkuar intensifikim të kontakteve me diasporën.  Rama ka kërkuar më shumë organizim nga strukturat për të nxitur regjistrimin e emigrantëve të cilët PS i konsideron si votues të saj. Në databazën e PS rezultojnë të regjistruar rreth 260 mijë emigrantë, numër i cili është ende larg nga shifrat që rezultojnë në KQZ. Më herët gjatë ditës, në mesazhin që çon përmes rrjeteve sociale, Rama i kërkoi emigrantëve të regjistrohen. "Kush do të bëhet pjesë e kësaj historie të re për demokracinë tonë, duhet të regjistrohet deri në 4 mars, sepse votimi bëhet me postë dhe koha për të çuar fletë e votimit në shtëpi çdo zgjedhësi me një zarf që do kohë edhe për kthimin, Deri tani numri i të regjistruarve është premtues, por mund e duhet të jetë edhe më i madh"- tha Rama. Sot janë 22 ditë nga përfundimi i regjistrimi të zgjedhësve në diasporë, për të votuar për zgjedhjet e përgjithshme që mbahen në 11 maj në Shqipëri.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme