Politika 9 February 2025, 11:04 Nga VNA

Qeveria paguan 1.5 milion euro Konferencën Botërore të së Drejtës/ A po shkel Edi Rama kodin zgjedhor?

Ndaje në Whatsapp
Qeveria paguan 1.5 milion euro Konferencën Botërore të së

Denoncim i Open Albania

Qëllimi i Vizitës së KM Rama këtë javë në Spanjë, “Kongresi Botëror i Ligjit 2027” dhe nënshkrimi i marrëveshjes për Organizim që do të mbahet në Shqipëri pas dy vitesh, ka shënuar koston fillestare për Taksapaguesit Shqiptar.

Në datën 6 Shkurt 2025 Shteti Shqiptar ka ekzekutuar përmes Transaksione Thesari një Pagesë në vlerën 1.5 milion Euro. Përfituesi për këtë transaksion nuk evidentohet pasi Thesari zbardh vetëm informacion mbi bankën e nivelit të dytë përmes të cilës është kryer ky veprim. https://spending.data.al/en/treasury/list/year/2019

Kategoria e Shpenzimit e Aktivizuar është “Organizatat Ndërkombëtare te tjera”, ndërsa përshkrimi është “Kryerje pagesë Kontr. Fin. Për Organizim Kongres Botëror Drejtësisë 2026 Tiranë. VKM nr 66. Datë 29.01.2025”.

Nëse shohim Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 66/2025 rezulton vendimmarrje për një Shtesë Fondi në Buxhetin e Shtetit 2025 për organizim të Kongresit Botëror të Drejtësisë 2027. Shtesa është 150 milion lekë (1.5 mil Euro) dhe përballohet nga Fondi Rezervë i Buxhetit të Shtetit.

Në Vendim nuk Zbardhet emri i përfituesit final.

Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2025, miratuar për Ministrinë e Drejtësisë, për organizimin e Kongresit Botëror të së Drejtës 2027, në Tiranë https://www.aksesdrejtesi.al/dokumenta/1738584006vendim-2025-01-29-66.pdf

Kongresi Botëror i Drejtësisë është një event i mbajtur më herët në 2019, 2021 dhe 2023 nga Warld Law Foundation. Në asnjë organizim të mëhershëm të kongresit nuk është aktivizuar si sponsor një Shtet apo një Qeveri e caktuar sponsor Kongresesh ne kete link https://wlc-nyc.com/

Nga ky fondacion janë Nderuar me çmim jo pak drejtues të lartë shtetesh.

Po njësoj asnjë shtet nuk është anëtar me kuotë kontribuuese në këtë Fondacion.

Qeveria Shqiptare do të duhet të shpjegojë këtë shtesë në Buxhetin e vitit 2025 duke qartësuar vendimmarrjen për bashkëfinancim apo sponsorizim të një eventi që organizohet nga një Fondacion.

Vendimi i KM për “Shtesë në Buxhet” për këtë event, është bërë në periudhë zgjedhore (katër muaj para votimit), dhe favorizon qëllimin e një vizite promovues me nënshkrim marrëveshje për

Organizim event botëror të Kryeministrit njëkohësisht drejtues i një partie garuese në zgjedhje.

VKM nr. 66/2025 si një Akt qe krijon Buxhet për një promovim në datë zgjedhore ka element potencialisht në shkelje të Kodit Zgjedhor për Përdorimin e Financave Publike në Periudhë Zgjedhore.

Qeveria Shqiptare ka edhe dy VKM të tjera ku parashikohen konsulenca dhe angazhime me Organizma Ndërkombëtar për çështje qw lidhen me sektorin Drejtësi, këto përmes kontraktimit të drejtpërdrejtë me kundër shpërblim

Konkretisht:

- Boston Consulting Group BCG (VKM Nr. 327 datë 16.06.2024 listuar ne dok e Pasaportes se Biznesit) https://aksesdrejtesi.al/dokumenta/1717596461vendim-2024-05-29-327.pdf

- G37 Chambers (VKM Nr. 402 datë 19.06.2024 listuar ne dokumentet e pasaportës se biznesit) https://aksesdrejtesi.al/dokumenta/1720694351vendim-2024-06-19-402.pdf

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme