Politika 7 February 2025, 21:06 Nga VNA

Kryetarja Gjykatës Kushtetuese si “shoqëruese e parë” e qokave të Edi Ramës

Ndaje në Whatsapp
Kryetarja Gjykatës Kushtetuese si “shoqëruese e parë”

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka shoqëruar sot kryeministrin në një aktivitet të zhvilluar në Madrid.

Edi Rama dhe Holta Zaçaj madje kanë qenë në të njëjtin panel në një organizim të organizatave që merren me jurisprudencën. Tashmë dihet qartas se kryeministri përdor çdo mundësi për t’u shfaqur në aktivitete të tilla me të huaj, ku fjala e tij në fakt nuk është se ka ndonjë vlerë të veçantë në një panel ku flasin juristë të studiove ligjore. Por që kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të një vendi të shfaqet në krah të kryeministrit për të ndarë opinione juridike, duket pak e vështirë për t’u përtypur.

Së paku, në respekt të institucionit që përfaqëson, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese duhet të kishte zgjedhur një panel tjetër për të mbajtur fjalën e saj. Se për debat me Ramën as që e mendon njeri që ka bërë. Por të paktën, për kohën që i ka mbetur, duhet të respektojë detyrën si kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Për më tepër, në një moment kur nga kjo gjykatë pritet zbardhja e vendimit për përgjimet SKY ECC dhe shpallja e vakancës për anëtaren Bejtja, mandati i së cilës përfundon për pak javë, Holta Zaçaj do të bënte mirë të shfrytëzonte kohën për ndonjë punë, e jo për të qenë “shoqëruesja e parë” e kryeministrit në aktivitete që më shumë ngjajnë si qoka shoqatash jofitimprurëse.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme