Politika 6 February 2025, 22:47 Nga VNA

"SPAK ka zbehur hetimet për Veliajn, nuk shohin provat!"/ Ola Xama: Ndërtuesit dridheshin para skuadrës së Mërtirit e Zotos

Ndaje në Whatsapp
"SPAK ka zbehur hetimet për Veliajn, nuk shohin provat!"/ Ola

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për hetimet që zhvillohen ndaj Erion Veliajt nga SPAK.

Xama tha se hetimet duket se janë zbehur, ndërkohë që për rastin e aferës së inceneratorit, që përfshin aferën me dherat, SPAK nuk ka dashur të shohë provat dhe të hetojë, pasi të dhënat tregojnë lidhje të qarta mes Mërtirit, Zotos dhe Bashkisë së Tiranës, që kanë qenë në koordinim të plotë për këtë aferë.

"U duk që hetimet e SPAK lidhur me pasurinë e zotit Veliaj ishin intensive që pas kontrolleve të datës 6 dhjetor. Pamë një janar shumë të vrullshëm, ku çdo ditë paraqitej në SPAK një person i lidhur me Veliajn. Shohim se ka një zbehje. Por unë jam kundër hetimit të individit si emër. Jam gjithmonë pro hetimit të veprave korruptive që sjellin dëme kolosale për buxhetin e taksapaguesve.

Këtu dua të ndalem te inceneratori. Afera me dherat në Bashkinë e Tiranës, në bashkëpunim me pronarët de jure dhe de facto, Mërtiri dhe Zoto, e implikon kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Sipas burimeve konfidenciale, kam parë dokumenta që e vërtetojnë, ishte ngritur një njësi e posaçme që identifikonte çdo leje ndërtimi dhe çdo gropë pallati që hapej në territorin e Bashkisë së Tiranës. Kur nuk lidhej akt marrëveshje me Integrated Energy, skuadra e Mërtirit dhe Zotos, njoftonin Bashkinë për të shkuar dhe për të gjobitur ndërtuesit. Bëhet fjalë për ndërtues shumë të rëndësishëm që dridheshin para kësaj skuadre që operonte si në një shtet më vete, me çmime të vendosura të dherave sipas interesave të Mërtirit dhe Zotos, me bekimin e Bashkisë së Tiranës.

Ajo që implikon më tej Veliajn, është se kompania Igor Electric, merrte tarifa të diferencuara. Çdo gjë ishte e organizuar, të gjitha fijet të çojnë te kryetari i Bashkisë së Tiranës. U bënë katër vjet. Nuk mund të ndodhte pa një koordinim nga lart. SPAK refuzon të shohë provat dhe të hetojë", tha Xama.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme