Politika 6 February 2025, 20:52 Nga VNA

Kuvendi fut në rend dite plotësimin e vakancave në institucionet e pavarura

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi fut në rend dite plotësimin e vakancave në institucionet

Kuvendi pritet që gjatë muajit shkurt të plotësojë vakancat në drejtimin e institucioneve të pavarura, vakanca që në disa raste janë zvarritur prej vitesh, siç është zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Sipas kalendarit të ri të punës të miratuar në Konferencën e Kryetarëve në 13 shkurt pritet të futet në votim projektvendimi “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”, një proces që ka nisur në mars të vitit 2022 dhe mbahet peng i mungesës së konsensusit politik mes palëve.

Në seancën e 27 shkurtit do të votohet për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, mandati i të cilit ka përfunduar prej afro 2 vitesh si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.

Për detyrën e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi janë në garë komisioneri aktual Robert Gajda, që mban këtë detyrë prej prillit 2018 , ish-kryetarja e KQZ-së Lefterije Luzi dhe avokati ⁠Endri Papajorgji.

Sipas parashikimeve ligjore zgjedhja e komisionerit të ri bëhet me votim të thjeshtë të shumicës së anëtarëve të Kuvendit.

E vështirë duket zgjedhja e Avokatit të Popullit, nëse nuk do të ketë një marrëveshje politike mes mazhorancës dhe opozitës, për shkak të shumicës së cilësuar që kërkohet në votim dhe një tradite politike të vendosur në parlament, që kandidati të vijë si propozim i opozitës.

Votimi për Avokatin e ri të Popullit do të bëhet për herë të dytë ndërsa procesi dështoi në votimin e parë kur mazhoranca rrëzoi me votë në seancë emrat e mbështetur nga opozita.

Gara ka nisur me 15 kandidatë që plotësuan kriteret ligjore, por në seancë plenare mund të votohen vetëm ata kandidatë që kanë mbledhur firmat e jo më pak se 28 deputetëve.

Kandidatët që kanë plotësuar këtë kriter prej një viti janë shtatë: Vitore Tusha, Tartar Bazaj, Besim Ndregjoni, Bledar Dervishaj, Dardan Mustafaj, Edison Frangu dhe Erald Aga.

Dy prej kandidatëve, Vitore Tusha dhe Tartar Bazaj vijnë nga një karrierë në sistemin e drejtësisë, ndërsa kandidatët e tjerë vijnë nga avokatia.

Sipas rregullores së Kuvendit, kandidaturat për vakancat në institucionet e pavarura dhe ato të krijuara me ligj duhet të propozohen deri në 30 ditë përpara mbarimit të mandatit të anëtarit të institucionit dhe jo më vonë se 10 ditë pas shkarkimit, por Kuvendi në vijimësi ka dështuar t’i plotësojë këto afate./BIRN/

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme