Politika 6 February 2025, 12:51 Nga VNA

Rama: Objektivi ynë është që eksportet bujqësore të arrijnë 1 miliard euro deri në vitin 2030

Ndaje në Whatsapp
Rama: Objektivi ynë është që eksportet bujqësore

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se objektivi i qeverisë shqiptare është që eksportet bujqësore të arrijnë vlerën 1 miliard euro deri në vitin 2030. Gjatë një tryeze të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin në bujqësi, Rama theksoi se ky është një synim ambicioz që kërkon një forcim të sektorit bujqësor dhe të fermerëve shqiptarë.

“Ne kemi vendosur një objektiv ambicioz që në Shqipërinë e vitit 2030 eksportet bujqësore të arrijnë 1 miliard euro. I kemi katërfishuar. Dhe arritja e këtij objektivi kërkon një fuqi të shtuar të sektorit, të fermerëve, dhe kjo fuqi e shtuar do të vijë përmes investimeve dhe rritjes së volumit të sipërmarrjes në fshat,” u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit, për të arritur këtë synim, është e nevojshme që të investohet në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe në përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale. Rama nënvizoi gjithashtu rëndësinë e përshtatjes me standardet evropiane, duke e cilësuar si një sfidë të madhe për Shqipërinë, veçanërisht në kontekstin e procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

“Është e domosdoshme edhe për Shqipërinë, si një vend që synon anëtarësimin në BE, që të përballet me sfidën e konkurrencës dhe të përshtatjes me rregulla e standarde edhe më të larta,” theksoi ai.

Qeveria shqiptare pritet të fokusohet në politikat që mbështesin fermerët, rritjen e produktivitetit dhe promovimin e produkteve “Made in Albania” në tregjet ndërkombëtare, si pjesë e strategjisë për arritjen e këtij objektivi ambicioz.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme