Politika 5 February 2025, 22:57 Nga VNA

Veliaj premton bursa për studentët nga Bjellorusia dhe Ukraina, ndërsa studentëve në Tiranë u jep abone me gjysmën e çmimit

Ndaje në Whatsapp
Veliaj premton bursa për studentët nga Bjellorusia dhe Ukraina,

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke lavdëruar punën e tij se po drejton një kryeqytet që tashmë është bërë europian, në darkën me kryebashkiakët e samitit “Pakti i Qyteteve të Lira”, ka shkuar në një tjetër nivel premtimesh duke thënë se do ketë bursa për studentë nga Bjellorusia dhe Ukraina.

“Mezi pres që t’i mbajmë ato premtime edhe për fëmijët e disidentëve që të vijnë dhe të kalojnë këtu pushimet edhe për të bërë praktikat tona shkollore dhe për t’u siguruar gjithashtu që në shumë prej institucioneve tona arsimore ne të ofrojmë bursa për fëmijët dhe për të rinjtë e Ukrainës që të kenë mundësi që të shkojnë në universitete të mira siç është Kolegji i Europës në Tiranë, të kenë mundësi të kenë akses në aktivitete të tilla. Kur një i ri punon në Tiranë është ose duke asistuar në Tiranën Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës që jemi këtë vit ose në atë Rinisë ose të Sportit” - tha Veliaj.

Para se të japë bursa për studentët e huaj, po i rikujtojmë Veliajt që të mendojë pak për studentët e rretheve të Shqipërisë që vijnë të studiojnë në Tiranë. Karta e Studentit që lëshohet nga bashkia, t’u shërbejë studentëve për qiratë e shtëpive, për ushqimet e marketit ose në menxa, apo në blerjen e librave dhe jo vetëm për të marrë një abone me gjysmë çmimi.

Në një qytet si Tirana që problemet sa vijnë e shtohen me trafik të rënduar, me kanalizime dhe rrugë lagjesh të shkatërruara, me ujë çezme me orar, me transport publik skandaloz, me kullat që zënë rrugët dhe me pensionist që skanë hapësira ku të kalojnë kohën duke i degdisur në radhë për një abone dhe me shkolla që zhvillojnë mësim me dy turne, të premtosh bursa për student nga Bjellorusia dhe Ukraina, vetëm propaganda e Veliajt mund ta rrok.

Megjithatë, mbetet për ta parë se sa do ta realizojë para se SPAK të përfundojë hetimet për të dhe familjen e tij.

 

 

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme