Politika 5 February 2025, 19:43 Nga VNA

Shehaj nuk ndalet/ Publikon dokumentat. Si përfitoi Lapaj miliona nga vendimi i vjehrrit gjykatës.

Ndaje në Whatsapp
Shehaj nuk ndalet/ Publikon dokumentat. Si përfitoi Lapaj miliona nga

Agron Shehaj ka publikuar dokumenta të reja për Adriatik Lapaj, duke e akuzuar jo vetëm për lidhje me kompaninë "MERKAJ INVEST" e hetuar për pastrim parash nga SPAK, por dhe për lidhjet e kësaj kompanie me vjehrrin e tij, ish gjykatës i larguar nga vettingu.

Shehaj ka bërë publike dy dokumente që, sipas tij, mbështesin akuzat:

  1. Kontrata e shit-blerjes së një prone në bregdet me vlerë miliona euro, midis kompanisë së akuzuar, pronarëve dhe Adriatik Lapajt. Në këtë marrëveshje, Lapaj merr përsipër regjistrimin e vendimit gjyqësor dhe nxjerrjen e certifikatës së pronësisë.
  2. Një screenshot nga faqja e gjykatës, që sipas Shehajt tregon se çështja është trajtuar nga vjehrri i Lapajt, i cili në atë kohë mbante postin e kryetarit të Gjykatës.

“Ky është një teatër i madh! Një mashtrim i madh që ka një regjisor, që është Edi Rama. Ky sistem i korruptuar dhe i kalbur e ka ngritur Adriatik Lapajn në piedestal. I ka hapur dyert e mediave, e ka financuar dhe e ka mbrojtur. Duan të çojnë në Parlament njerëz të kapur dhe të kapshëm, të kompromentuar.”

Nga ana tjetër, Adriatik Lapaj ka paralajmëruar më herët se do të ndjekë rrugën ligjore për akuzat e Shehajt, duke deklaruar se do ta padisë atë për shpifje.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme