Politika 5 February 2025, 17:40 Nga VNA

Veliaj “parakalon” Elisën: Rama një gjigand frymëzues si shërbëtor publik

Ndaje në Whatsapp
Veliaj “parakalon” Elisën: Rama një gjigand frymëzues

Në samitin “Pakti i Qyteteve të Lira” që po zhvillohet për herë të parë në Tiranë, kryetari i bashkisë Veliaj nuk është kursyer në lavdërime dhe servilizëm për kryeministrin. “Gjiganti mbi të cilin unë kam pasur fatin të qëndroj pranë shpatullave, nuk është vetëm metaforik si gjigant, por është një nga njerëzit më frymëzues në jetën time si kryetar bashkie, si shërbëtor publik, si dikush që e gjeti trasenë e hapur”, tha Veliaj, i cili përdori një lumë metaforash për t’i rënë në sy shefit të madh. “Unë jam fatlum që kam një bashkëpunim të hapur dhe mbështetje të paepur nga kryeministri im, ish-kryetari i bashkisë së Tiranës, sot kryetari i qeverisë së Shqipërisë”.

I gjithë aktiviteti duket se ka qenë në funksion të kësaj dashurie të madhe që kryetari i bashkisë së Tiranës ia dedikoi kryeministrit. Me gjasë, një formë për t’i treguar mirënjohje për javët e fundit, në të cilat Rama e ka marrë sërish nën sqetull Veliajn dhe po e trajton me dashamirësi politike, edhe pse ndaj tij rëndojnë plot 4 akuza nga SPAK. Vetë Rama nuk është se tregoi ndonjë shenjë respekti për këtë servilosje, edhe pse qartas kujdeset të tregohet i afërt ne Veliajn si shenjë se pavarësisht hetimeve, ai do i dalë në krah bashkëpunëtorëve deri në ballafaqimin final me drejtësinë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme