Politika 5 February 2025, 19:17 Nga VNA

Arlind Qori mbështet VV në Kosovë dhe sulmon oligarkët e Tiranës/ Vetëm unë dhe Albin Kurti nuk i nënshtrohemi atyre

Ndaje në Whatsapp
Arlind Qori mbështet VV në Kosovë dhe sulmon oligarkët e

Kryetari i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori, ka daleë në krahë të Albin Kurtit pas përplasjes së këtij të fundit me biznesmenin Shkëlqim Devolli. Sipas Qorit, ky konfrontim tregon fuqinë e oligarkëve në Kosovë, të cilët janë gjithashtu të fuqishëm ekonomikisht, mediatikisht dhe politikisht. Ai thekson se këta individë, përmes kanaleve si Klan Kosova, janë rreshtuar kundër Albin Kurtit dhe lëvizjes që ai udhëheq.

Qori e krahasoi situatën me Shqipërinë “Mesa duket, ndryshe nga homologët e tyre në Shqipëri që e kanë qeverinë dhe 99% të opozitës në xhep (shih çështjen e fundit që përfshiu okigarkun Samir Mane dhe policin Azbi Spahiu), oligarkut Devolli me shokë u ka ngecur sharra në gozhdë në Kosovë.- shkruan Qori në një postim.

“Kohët e fundit në Kosovë është ashpërsuar kontradikta midis qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe oligarkut Devolli, i cili është një kombinim i Samir Manes dhe Aleksandër Frangajt në kontekstin e Kosovës. Televizioni i tij Klan Kosova është rreshtuar kokë e këmbë kundër Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Me sa duket, ndryshe nga homologët e tyre në Shqipëri që e kanë qeverinë dhe 99% të opozitës në xhep (shih çështjen e fundit që përfshiu okigarkun Samir Mane dhe policin Azbi Spahiu), oligarkut Devolli me shokë u ka ngecur sharra në gozhdë në Kosovë.

Kontradikta në Kosovë tregon dy gjëra njëkohësisht. Oligarkët janë të fuqishëm edhe ekonomikisht, edhe mediatikisht, edhe politikisht, ndryshe nga ç'paraqiten në Shqipëri si fakirë në shërbim të qeverisë. Është e mundur të mos u nënshtrohesh oligarkëve.

Uroj që në zgjedhjet e të dielës e më tutje Kosova ta fitojë përfundimisht betejën me oligarkinë, duke u bërë shembull edhe për Shqipërinë” – shkruan Qori në reagimin e tij.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme