Politika 5 February 2025, 18:02 Nga VNA

Adriatik Lapaj padi Agron Shehajt për shpifje: “Luftë kërkove, luftë do kesh!”

Ndaje në Whatsapp
Adriatik Lapaj padi Agron Shehajt për shpifje: “Luftë

Pas akuzave të Agron Shehajt se Adriatik Lapaj ka marrë 45 milionë lekë nga një kompani e lidhur me krimin, Lapaj ka reaguar duke paralajmëruar se do ta padisë Shehajn për shpifje.

Lapaj ka hedhur poshtë pretendimet e Shehajt, duke i cilësuar si gënjeshtra dhe manipulime për qëllime politike.

Lapaj sqaron se shuma prej 45 milionë lekësh nuk është pagesë e marrë nga kompania, por një detyrim financiar i papaguar për shërbime ligjore që ai ka ofruar si avokat:

“Dokumenti që ti ke publikuar është bilanci publik i një kompanie që tregon se më ka borxh 4.5 milionë lekë për shërbimet si avokat. Nuk janë para të marra, por para që nuk më janë likuiduar prej afro dy vitesh!” – thekson Lapaj.

Ai shton se shërbimi ligjor është kryer për një kompani që nuk ka qenë nën hetim në kohën kur ai e ka përfaqësuar, ndërsa hetimet ndaj administratorit të saj kanë nisur më vonë:

Adriatik Lapaj pranon se administratori j kompanisë është nën hetim por ai shton se kjo nuk ka lidhje me punën e tij si avokat.

Duke iu drejtuar Shehajt, Lapaj madje ankohet se nuk i ka marrë ende lekët e premtuara nga kompania.

“Tani, ose unë do dënohem për bashkëpunim me krimin, ose ti do dënohesh për shpifje! Luftë kërkove, luftë do kesh!”- pérfundon Lapaj reagimin duke paralajmëruar një betejë të ashpër jo vetëm politike por tashmë dhe ligjore me Agron Shehajn.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme