Politika 6 February 2025, 22:22 Nga VNA

"U pre kasaforta me gur fresibël, na krijuan idenë se Veliaj ishte në zgrip..."/ Lala: SPAK të vendosë për Veliajn!

Ndaje në Whatsapp
"U pre kasaforta me gur fresibël, na krijuan idenë se Veliaj

Gazetarja Klodiana Lala e konsideron të paarsyeshme vonesën e SPAK në marrjen e një vendimi lidhur me hetimet që janë kryer ndaj Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.

Lala tha se veprimet e SPAK krijonin idenë se Veliaj ishte në "zgrip", por tashmë SPAK nuk ka asnjë përfundim për këto hetime.

"Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj u janë drejtuar Gjykatës së Lartë dhe kundërshtojnë kontrollet e bizneseve të tyre, Arbër Veliaj edhe të banesës. Pretendojnë se provat që ka grumbulluar SPAK nga kqyrja e telefonave të konsiderohen të paligjshme. GJL duhet ta shqyrtojë në një kohë të shpejtë. SPAK nuk e ka zbatuar të plotë vendimin për Arbër Veliaj, pasi ishte urdhëruar sekuestrimi i telefonit, por ai ka qenë jashtë vendit.

Shqipëria është përpara fushatës zgjedhore, në rastin e Veliajt, SPAK duhet të marrë vendim përfundimtar, nëse do të ketë masë sigurie apo do të pushojë çështjen. Duket sikur kontrollet e befta, sigurisht që duke zgjatur në këtë mënyrë, ne mediave na lënë të drejtën të dyshojmë se diçka po ndodh. Pra SPAK duhet të pëfundojë hetimet dhe të dalë në konkluzion.

Mënyra se si veproi SPAK, duke shkuar deri te sekuestrimi i veshjeve të zonjës Xoxa, u la të kuptohej se kishte hetim që Veliaj ishte në zgrip. Fakti që shkohet në një apartament që pretendohet se përdoret nga zonja Xoxa, prehet me gur fresibël kasaforta, etj, pra derisa ka një perceptim të lartë se ka dyshime të arsyeshme se Veliaj ka kryer veprat penale, SPAK është i detyruar që brenda një kohe të arsyeshme të japë përgjigje. SPAK nuk mund ti kalojë në kalenda greke, këtë qëndrim kam mbajtur edhe për zotin Berisha dhe Meta. Hetimet e zgjatura, nuk preferohen për askënd", tha Lala.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme