Politika 7 February 2025, 12:41 Nga VNA

Berisha: Fitorja e Trump, triumf edhe për Shqipërinë/ Thirrje për bashkimin e opozitës kundër regjimit të “kakistokracisë”

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Fitorja e Trump, triumf edhe për Shqipërinë/ Thirrje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me aleatët e Federatës së Bashkuar, e cilësoi fitoren e Donald Trump në SHBA si një triumf të madh edhe për Shqipërinë. Sipas tij, kjo fitore përfaqëson vlera të rëndësishme për shqiptarët, të cilët janë njerëz të traditës dhe të familjes. Berisha kritikoi ashpër qeverinë Rama, duke e akuzuar se ka vënë në rrezik familjen shqiptare përmes politikave të saj, përfshirë futjen në shkolla të termave “prindi 1” dhe “prindi 2”. Ai u shpreh i bindur se fitorja e Trump do të sjellë zhvillime pozitive për vendin tonë.

Në vijim të fjalës së tij, Berisha theksoi rëndësinë e bashkimit të të gjitha forcave opozitare përballë qeverisë aktuale. “Nuk ka rrugë tjetër përveç bashkimit për t’u përballur me këtë të keqe që kemi përpara. Variantet e tjera vetëm sa pjesëtojnë fuqinë e opozitës,” tha ish-kryeministri, duke ftuar të gjitha partitë që e konsiderojnë veten opozitë të bashkohen në një front të gjerë.

Berisha e cilësoi qeverisjen e Edi Ramës si një regjim të “kakistokracisë”, një term që sipas tij përmbledh të gjitha të këqijat që një pushtet mund t’i bëjë një vendi. “Kjo mbledhje është shumë e rëndësishme për konsolidimin e mëtejshëm të frontit opozitar kundër një të keqeje të pakrahasueshme me ndonjë tjetër që nga diktatura hoxhiste e deri më sot,” u shpreh ai, duke theksuar se bashkimi i opozitës ka një rëndësi vendimtare për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme