Politika 6 February 2025, 23:59 Nga VNA

Gazment Bardhi ‘mesazh’ tjetër Berishës: Jo më primare në PD, jemi shumë vonë

Ndaje në Whatsapp
Gazment Bardhi ‘mesazh’ tjetër Berishës: Jo më

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka çuar një tjetër mesazh kryetarit të tij, Sali Berisha, duke u shprehur kundër primareve brenda partisë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Bardhi shqetësimi i tij lind për faktin se së pari jemi shumë vonë për këtë proces. Sipas tij, nuk ka akoma rregulla të miratuara dhe që edhe nëse do bëhen duhet të jenë të tilla që të mos krijojnë destabilitet në parti pasi nuk do të ishte e shëndetshme tre muaj para zgjedhjeve.

“Së pari, unë mendoj që çdo anëtar i Partisë Demokratike, ka vlerësuar dhe vlerëson së tepërmi faktin që Partia Demokratike sot është e bashkuar dhe padyshim që është e bashkuar, por edhe falë atij që ju e quajtët grupimi që unë drejtoja apo që drejtojë në emër të grupit parlamentar, që u bashkua më së fundmi, grupimi që drejtonte zoti Berisha. Tashmë ne jemi gjithë Partia Demokratike dhe anëtarët e Partisë Demokratike. Në vlerësimin tim dhe sa unë shoh në kontaktet e përditshme me ata, vlerësojmë kontributin e secilit prej deputetëve për atë që ata kanë dhënë në mbrojtje të interesit publik. Pra, në këtë drejtim nuk kam një shqetësim. Shqetësimi im lind për faktin se së pari jemi shumë vonë për këtë proces. Pra, jemi shumë afër zgjedhjeve dhe do të duhet të presim, nuk ka akoma rregulla të miratuara dhe do të duhet të presim rregullat dhe atë e kam thënë disa herë publikisht por edhe brenda institucioneve të partisë, që rregullat duhet të jenë të tilla që të mos krijojnë destabilitet në parti, të mos krijojnë përplasje në parti se kjo nuk do të ishte e shëndetshme tre muaj para zgjedhjeve. Pra, shqetësimi im lidhet vetëm me këtë pjesë sepse në fund fare, secili prej nesh anëtarëve të Partisë Demokratike nuk ka interes kush janë emrat e deputetëve. Interesi jonë është që PD të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ky është interesi madhor i çdo anëtari të PD-së” – u shpreh Bardhi.

Primaret në PD janë kthyer në një betejë kokëfortësie mes Berishës dhe Bardhit, e cila nuk po përfundon edhe pse ndodhemi tre muaj para zgjedhejve. Insistimi i kryetarit të PD për t’i mbajtur primaret, është kthyer në dhimbje koke për grupin e Bardhit të cilët i druhen një skenari që të mos futen në listat e sigurta për deputetë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme