Politika 7 February 2025, 18:35 Nga VNA

Panele diellore dhe propagandë: Shqetësime për përdorimin e burimeve publike në zgjedhje

Ndaje në Whatsapp
Panele diellore dhe propagandë: Shqetësime për përdorimin e

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e majit ka nisur para kohe, ndërsa përfaqësues të shoqërisë civile denoncojnë dhjetra raste ku mazhoranca qeverisëse shfrytëzon vendime të qeverisë dhe burime të tjera për të ndikuar në zgjedhje.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë lajmëroi të martën hapjen e një thirrjeje të dytë për ofruesit e shërbimit në kuadër të programit të subvencionimit për sistemet e ngrohjes së ujit me panelet diellore, program nga i cili pritet të përfitojnë 2 mijë familje në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

“…në datë 24 shkurt, të gjithë abonentët familjarë që kanë dëshirë që të pajisen me këto panele diellore mund të fillojnë aplikimin e tyre,” deklaroi zv. kryeministrja Belinda Balluku duke iu referuar thirrjes.

Programi u prezantua për herë të parë nga qeveria në vitin 2023 dhe parashikon një skemë të gjerë mbështetëse për nxitjen e përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë duke subvencionuar mijëra familje me panele diellore.

Balluku u bëri thirrje gjithë qytetarëve që të aplikojnë, duke folur nga shtëpia e një qytetari në Farkë që kishte përfituar nga thirrja e parë mbështetëse, nga e cila sipas Ballukut përfituan 1981 familje.

Zbatimi i skemës së subvencionimit në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit ngre shqetësime për shfrytëzimin e burimeve publike për të ndikuar në zgjedhje. Aktet nënligjore mbi të cilën është bazuar procedura janë marrë në fund të vitit që shkoi, vetëm pak ditë para afatit ligjor që ndalon dhënien e përfitimeve nga fondet publike.

Neni 91 i Kodit Zgjedhor, i ndryshuar me marrëveshje politike në vitin 2020, parashikon se “katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive, të shpërblimeve, etj., përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore”.

Sipas Dhimitër Zguros, përfaqësues i organizatës “Qëndresa Qytetare”, ky subvencion rrezikon të përdoret për qëllime elektorale.

“Ndonëse është miratuar jashtë afatit katër mujor nga data e zgjedhjeve, periudhë gjatë të cilës shtrihet ndalimi i parashikuar në Kodin Zgjedhor, mund të përdoret për qëllime elektorale,” tha Zguro për BIRN.

Sipas tij, Këshilli i Ministrave ka qenë i detyruar të miratonte një akt nënligjor përmes të cilit do të parashikohej skema mbështetëse për arritjen e objektivave kombëtare për burimet e rinovueshme të energjisë që në vitin 2023.

“Por miratimi i këtij vendimi jashtë afatit të parashikuar në ligj, i shoqëruar me miratimin në datën 31.12.2024, të urdhërit që përcakton kriteret, kuotat dhe rregullat që klientët familjarë të mund të përfitojnë nga skema mbështetëse, është një indikator tjetër shqetësues në lidhje me përdorimin e akteve nënligjore si një mekanizëm për të influencuar zgjedhësit,” shtoi Zguro.

Ky nuk është akti i parë dhe as i vetëm i qeverisë që ka ngritur shqetësime për shkelje të standardeve zgjedhore nga partia në pushtet duke përdorur burimet publike për të tërhequr votuesit.

Në dhjetor, mazhoranca miratoi në Kuvend një ligj për faljen e penaliteteve, kryesisht për ndërtime pa leje, ndërsa qeveria shpërndau bonuse për pensionistët dhe kategori të tjera, nisma që u konsideruan nga opozita dhe shoqëria civile si cenim i standardeve demokratike të procesit zgjedhor.

Qendresa Qytetare konstaton se këto akte vijnë në kundërshtim me frymën e dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe cënon barazinë e partive politike në garë.

“Po ashtu, shpërndarja e certifikatave të pronësisë dhe përdorimi i ambienteve të institucioneve për të zhvilluar takime për qëllime zgjedhore vijojnë të mbeten si problematika që nga zgjedhjet e kaluara,” shton Zguro.

Ndërkohë një problem shqetësues mbetet përdorimi i faqeve zyrtare të institucioneve publike për shpërndarjen e propagandës në favor të partisë në pushtet.

Nga monitorimi i kësaj organizate janë konstatuar të paktën 60 raste, ku pjesa më e madhe e këtyre rasteve lidhet me shpërdorimin e burimeve publike të institucioneve arsimore apo të institucioneve të kujdesit shëndetësor.

Bëhet fjalë për 38 institucione arsimore që shpërndanin në mënyrë të vazhdueshme postime të të Partisë Socialiste dhe ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe 22 raste kur disa institucione shëndetësore bënin të njëjtën gjë.

“Këto institucione kanë vendosur në dispozicion të ministrit përgjegjës dhe Partisë Socialiste, faqet e tyre zyrtare duke shpërndarë propagandë në favor të Partisë Socialiste dhe i dhënë kësaj të fundit një avatazh të padrejtë në raport me të gjitha partitë e tjera politike”- thotë Zguro.

Sipas tij, përdorimi i faqeve zyrtare të institucioneve cënon paanësinë e tyre dhe besimin tek këto institucione, të cilat në vend të përmbushin në mënyrë të rregullt detyrat e tyre funksionale, përdoren si një mjet propagande.

Hetimi administrativ për denoncimet e QQ-së u pushua nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pasi institucionet e hetuara i fshinë postimet./BIRN

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme