Politika 7 February 2025, 16:24 Nga VNA

Nesër protesta e opozitës, tre orë leje për tubim

Ndaje në Whatsapp
Nesër protesta e opozitës, tre orë leje për tubim

Protesta kombëtare e opozitës e planifikuar për të shtunën, 8 shkurt, në orën 17:00 para Kryeministrisë ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Partia Demokratike ka kërkuar leje për një tubim tre-orësh.

Gjatë protestës, rrugët që lidhen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të bllokohen dhe trafiku do të devijohet. Rreth 1 200 efektivë të policisë, përfshirë forcat e rendit, FNSH, Shqiponjat dhe, në raste nevoje, RENEA, do të jenë në terren për të garantuar rendin. Garda e Republikës do të ruajë institucionet kyçe.

Masat përfshijnë pajisjen e efektivëve me maska kundërgaz, vendosjen e kamerave me rezolucion të lartë për identifikimin e protestuesve të dhunshëm dhe përgatitjen e pesë autobotëve me ujë në rast incidentesh. Policia ka marrë udhëzime të shmangë provokimet dhe të monitorojë individët me histori dhune në protesta të mëparshme.

Në bulevard do të ketë një kordon policor para Kryeministrisë dhe pranë institucioneve si Parlamenti, Bashkia e Tiranës, Ministria e Brendshme dhe selia e Partisë Socialiste. Agjentë civilë do të vëzhgojnë ecurinë e protestës.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme