Politika 8 Shkurt 2025, 17:21 Nga VNA

Politikanët që “non grata” po i rikthen më të fuqishëm në politikën aktive

Ndaje në Whatsapp
Politikanët që “non grata” po i rikthen më të

Tom Doshi ka njoftuar se në zgjedhjet e 11 majit do të kandidojë për deputet me partinë e tij PSD. Rikthimi i Doshit në politikën aktive është një shembull tjetër se si “non grata”, që pritej të ishte fundi politik i disa politikanëve, në fakt rezulton krejt e kundërta, duke i rikthyer ndoshta më fuqishëm në pozitat që kanë pasur.

Kujtojmë se Tom Doshi u zgjodh deputet në vitin 2021, por ai e dorëzoi mandatin duke u tërhequr nga politika aktive, por jo nga ambiciet për të qenë pjesë e saj. Në zgjedhjet e kaluara vendore, pa artikuluar asnjëherë alternativën e saj politike, Partia Social-Demokrate e Tom Doshit arriti të dalë forcë e katërt në zgjedhjet lokale të 14 majit, duke marrë plot 116 mandate këshilltarësh në rang kombëtar. Një analizë e rrjetit investigativ BIRN tregoi dy vjet më parë se PSD pësoi një rritje prej 2.4%. Nëse këto zgjedhje do të ishin parlamentare, Doshi do të siguronte 9 mandate deputetësh.

Rasti tjetër është ai i Sali Berishës, i cili u shpall non grata pak pas zgjedhjeve të vitit 2021. Me gjithë përpjekjet për ta mbajtur larg politikës dhe PD-së, tashmë ai drejton zyrtarisht partinë më të madhe në opozitë, duke qenë alternativa kryesore përballë qeverisë së Edi Ramës.

Vangjush Dako është një tjetër politikan që, pavarësisht se u shpall “non grata”, ka drejtuar zyrtarisht dhe nën rrogoz Partinë Socialiste në qarkun e Durrësit. Dy vitet e fundit ai nuk ka qenë pjesë e këtij drejtimi për shkak se ka qenë i dënuar në qelitë e burgut. Nuk dihet ende se ç’peshë do të ketë Dako në këto zgjedhje për PS në Durrës. Ndërkohë, Aqif Rakipi, një tjetër non grata nga SHBA, tashmë ka trashëgimtarin e tij biologjik dhe politik në radhët e PS-së dhe në parlament. Ornaldo Rakipi, djali i Aqif Rakipit, theu herësin në zgjedhjet e kaluara parlamentare duke u katapultuar mes fituesve. 27-vjeçari rezultoi si një nga kandidatët më të preferuar nga banorët e Vorës, Gërdecit, Marqinetit dhe një sërë fshatrash në rrethinat e Tiranës.

Duket qartë se shpallja “non grata” për politikanët shqiptarë nuk ka pasur pasoja dhe aq dramatike sa ka shkaktuar lajmi i mbërritur nga Uashingtoni. Sigurisht që mbetet e dyshimtë mënyra se si disa nga non gratat kanë mundur të rifitojnë “besimin” e qytetarëve për alternativën që përfaqësojnë. Por me gjasë, dekriminalizimi i politikës mbetet ende një ide e mirë, por pak e realizuar në kushtet e Shqipërisë.

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme