Politika 8 February 2025, 15:50 Nga VNA

“Haram për shishen e verës”, PD motivon protestuesit me deklaratat e Arben Ahmetajt

Ndaje në Whatsapp

Pak orë para protestës së PD, në rrugët e Tiranës është shfaqur një poster me foton e verës ‘Domaine de la Romanée-Conti’, që sipas Arben Ahmetaj shoqëron vaktet e kryeministrit Edi Rama. Deri këtu mund të pranohet fabula e luksit të shfrenuar qeveritar, ku Ahmetaj ka qenë numri 2 deri para pak kohësh.

Por kur opozita motivon përkrahësit e saj me kombinimin e shishes së verës dhe fjalës “haram”, kjo është, më së paku, injorancë dhe mungesë respekti për vlerën që ka kjo fjalë për besimtarët myslimanë. Me ç’logjikë PD përcakton se vera e shtrenjtë qenka haram? Po ajo që pinë drejtuesit e saj është “hallall”? Sa duhet të kushtojë një shishe verë që selia e shenjtë e PD të mos e konsiderojë “haram”?

Më shumë se tallje, ky poster motivues për protestën e sotme tregon një shterrim idesh dhe zhytjen në vulgaritet të lojërave të fjalës, të cilat jo vetëm nuk të çojnë askund, por të zhysin në debate të panevojshme dhe banale, për të cilat pakkush ka nevojë në këtë vend.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme