Politika 9 February 2025, 15:15 Nga VNA

"Pse u kujtua zoti këto vitet e fundit" Rama: Shqipërinë turistike e bëmë ne, jo Zoti

Ndaje në Whatsapp
"Pse u kujtua zoti këto vitet e fundit" Rama:

Kryeministri Edi Rama, përmes një videomesazhi, iu përgjigj komentit të një qytetari që thotë se merita e ‘boom-it’ të turistëve në vendin tonë është e Zotit që na ka falur bukuri natyrore dhe jo e qeverisë.

Qytetari: “Nuk është merita jote që vijnë shumë turistë, është merita e Zotit që na ka falur një vend të bukur e të bekuar, por është për të ardhur keq që nuk kemi ditur të zgjedhim njerëzit e duhur për të na drejtuar, se edhe ti njësoj me Berishën e Metën je, nuk ke asnjë ndryshim, prandaj më mirë rri rehat sa të kesh pushtet se Inshallah të vjen dhe ty radha, sikurse ju erdhi atyre të luftosh nëpër gjykata e nëpër burgje.”

Ndërkohë që kryeministri në përgjigjen e tij duke i dhënë vetes atributet e zhvillimit të turizmit tha “Merita e Zotit dmth, ftesa për Shqipërinë si vend nderi në Panairin Global të Turizmit në Berlin. Ndërsa kur bie shi në tre orësh, sa binte dikur në tre muaj, sikurse ndodh kudo në Evropë, është faji im, faji i qeverisë. Dakord, por lind pyetja kur na e fali Zoti këtë vend të bukur, kur erdha unë në qeveri apo kur Zoti bëri botën dhe i vuri shqiptarët? Pra, meqë qenkemi të gjithë njësoj, pse nuk vinin më parë turistët, para se të vinte PS bashkë me mua në qeveri. Meqë deti, mali, lumenjtë ishin aty, pse nuk na zinte njeri në gojë, por vetëm për plehrat dhe tërë të zezat? Kush e përmbysi këtë histori të marrëdhënies së botës me ne dhe kush i bëri të gjitha mediat e botës të flasin për Shqipërinë si destinacion turistik. Zoti? Po pse u kujtua Zoti këto vitet e fundit që jemi ne në qeveri, dhe nuk deshi t’ia dinte më parë kur qeverisnin atë që e bënë vendin katran në sytë e botës.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme