Politika 9 February 2025, 19:52 Nga VNA

Adriatik Lapaj humbi Binajn dhe Çepanin, por fiton Arjan Konomin

Ndaje në Whatsapp
Adriatik Lapaj humbi Binajn dhe Çepanin, por fiton Arjan Konomin

Nga momentet e para, lëvizja “Shqipëria Bëhet” u prezantua si një nismë që do të sillte frymë të re në politikën shqiptare, duke u mbështetur në tre figura kryesore: aktori i njohur Florjan Binaj, aktivistja e angazhuar Edlira Çepani dhe vetë Adriatik Lapaj. Megjithatë, rruga drejt zgjedhjeve nuk rezultoi aq e qëndrueshme sa pritej, pasi Lapaj humbi dy bashkëpunëtorët me të cilët hodhi hapat e parë në këtë nismë.

Florjan Binaj, i njohur për kontributin e tij në art dhe media, vendosi të largohej nga angazhimet politike, duke e justifikuar këtë hap me përqendrimin në projekte të reja artistike dhe profesionale. Tashmë ai drejton një program televiziv por nuk është tërhequr nga pozicionimi i tij publik individual për çështje të ndryshme.

Ndërkohë, Edlira Çepani, e cila kishte sjellë në lëvizje një zë të fortë aktivizmi, u përball me sfida personale pas ndarjes nga jeta e bashkëshortit. Ajo është rikthyer së fundmi aktiviteteve politike, këtë herë në krah të Gazment Bardhit dhe Jorida Tabakur në SHBA.

Megjithëse largimi i dy figurave të spikatura krijoi boshllëk në strukturën e lëvizjes, Lapaj gjeti një aleat të ri dhe të papritur në opinionistin Arjan Konomi. I njohur për praninë e tij në media dhe për aftësinë për të analizuar zhvillimet sociale dhe politike, Konomi sjell një dimension të ri në strategjinë e Lapajt.

Por, si Binaj dhe Çepani, edhe pse nuk e pranuan publikisht qartazi, u larguan nga “Shqipëria bëhet” për të mos e mbështetur më as publikisht Adriatik Lapajn. Kjo forcë e re rrugëtimin e saj politik e shtroi si partitë e mëdha, ku ka vetëm një emër kryesor dhe të tjerët janë thjesht “numra” për të plotësuar figurën e “njeriut parti”. Ky fenomen nuk është kaq i izoluar në Shqipëri, ku edhe forcat e reja politike po shfaqin sindromën e një kryetari, figurë qendrore, pa mundur të shfaqen në publik si një ekip ku gjithsekush ka detyrat e veta dhe i nënshtrohet një gare politike brenda partisë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme