Politika 11 February 2025, 10:11 Nga VNA

Rama pakënaqësi me SPAK, flet për Veliajn

Ndaje në Whatsapp
Rama pakënaqësi me SPAK, flet për Veliajn

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e Erion Veliajt me urdhër të SPAK, duke u shprehur i pakënaqur me mënyrën se si kryetari i Bashkisë u arrestua, pasi, sipas tij, u dërgua në qeli pa gjyq. Rama ironizoi opozitën, duke u shprehur se ajo u ekzaltua nga arrestimi i Erion Veliajt dhe u turr për të kërkuar dorëheqjen e tij.

Ai shtoi se heshtja e PS-së ka ndihmuar institucionet e drejtësisë, por se atyre u mungon kritika konstruktive për të vënë në dukje të metat.

“Jo vetëm oxhaku i vjetër me blozë i bufit të kënetës u përndez nga era e mishit me gjak, por vijnë dhe kërkojnë dorëheqjen time, sepse u bë deti kos dhe o burra të shkojmë te Kryeministria. Marrja e kryetarit të Bashkisë për ta mbyllur pa gjyq në qeli është një ngjarje e madhe që nuk mund ta kaloj me formulën pesëvjeçare ‘s’kam koment’. Nuk do t’i mbaj më për vete opinionet e mia.

Opinioni im është ky: Drejtësia e re ka hyrë në një fazë ku ka fituar gjithë vetëbesimin e nevojshëm dhe mbështetja jonë do të vazhdojë njësoj, e palëkundur. S’ka pse të mos shprehim opinionet publike që janë të nevojshme në këtë fazë. Heshtja jonë i ka ndihmuar institucionet e drejtësisë, por u mungon kritika konstruktive për të vënë në dukje të metat.

Rastin e Erjonit e kam ndjekur për një sërë arsyesh, por ajo që më ka shqetësuar dhe më ka nxitur të bëhem i vëmendshëm ka qenë intimidimi i disa personave të marrë në pyetje. Njerëz të artit dhe kulturës u gjetën pafajësisht në situata të denja vetëm për letërsinë e Franz Kafkës.

Ne nuk do të ngutemi; do të krijojmë një opinion për aktakuzën, për të cilën gjykatësi ka firmosur t’ia heqë kokën nga shpatullat Bashkisë së Tiranës, duke lënë pa drejtim një kryeqytet, pa gjyq.

Mesa kuptoj, këtu bëhet fjalë për një proces hetimor të çuditshëm, i nisur nga një novelë me pafundësi fletësh anonime, dorëzuar në shkurtin e kaluar në SPAK, që ka pjellë një roman prej 400 faqesh. Autorë të veshur me pushtetin e drejtësisë kanë arritur deri aty sa edhe nënën e një fëmije gjashtëvjeçar ta dënojnë me arrest shtëpie, pasi babain e kanë çuar në arrest shtëpie. Pyetja që lind është e thjeshtë: jo vetëm kush e çon dhe e merr fëmijën në shkollë, por kush i jep për të ngrënë etj.,” – tha Rama.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme