Politika 11 February 2025, 21:02 Nga VNA

Arrestimi i Veliajt/ “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje” protestë para Kryeministrisë

Ndaje në Whatsapp
Arrestimi i Veliajt/ “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma

 

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Lëvizja “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje” zhvilluan një protestë para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Adriatik Lapaj theksoi mbështetjen e pakushtëzuar për GJKKO-në dhe SPAK-un në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai akuzoi qeverinë për kapjen e administratës dhe ushtrimin e presionit mbi qytetarët për vota.

Kreu i “Nisma Thurje”, Endri Shabani, akuzoi Ramën për keqpërdorim të pushtetit dhe pasurive publike, duke e sfiduar me pyetjen: "A u ngopët?" dhe duke kritikuar refuzimin e tij për të dhënë dorëheqjen.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme