Politika 12 February 2025, 13:42 Nga VNA

Meta me të njëjtin shqetësim si Rama për standartet e drejtësisë: Më bënë kontroll të posaçëm në qeli duke më ndërprerë bukën

Ndaje në Whatsapp
Meta me të njëjtin shqetësim si Rama për standartet e

Pas kryeministrit Edi Rama, radhën për të sulmuar SPAK-un ishte e kryetarit të PL, Ilir Meta. Në një audio regjistrim të dërguar nga qelia, Meta i është bashkuar deklaratës së Ramës se drejtësia nuk respwkton të drektat e njeriut, pasi teksa ai ishte duke konsumuar mëngjesin dhe po dëgjonte Ramën, i bënë një kontroll të posaçëm duke i ndërprerë edhe bukën.

Pasi u bë kontrolli im i imët fizik i trupit, pastaj u bë kontroll i imët për gati 20 minuta në të gjithë qelinë, përfshirë edhe frigoriferin, që nuk kishte ndodhur asnjëherë, por ndodhi rastësisht besoj gjatë fjalimit të këtij skizofreni që fliste për standardet e drejtësisë, për standardet europiane, që i garantonte partia e inceneratorit që nuk ekziston dhe që vetëm Dumani nuk e shikon”, thote Ilir Meta.

Meta më tej vijoi me këshilla për drejtësinë se si të veprojë me disa çështje ku implikohet kryeministri Rama siç është inceneratori apo skandali “McGonigal”. Sipas kreut të PL, nuk ka Duman që e shpëton.

“Të marrin dhe shkresën e Edi Ramës, që ka shpallur kompaninë fituese të inceneratorit me 8 pikë pa u krijuar ligjërisht dhe të tregojë standardet e vërteta të drejtësisë së Edi Ramës. Njëkohësisht të marrë edhe procesin gjyqësor kundër McGonigalit, ku del Edi Rama të paktën 14 herë për korrupsion dhe t’ja u tregojë të gjithëve standardet e lobimit të Edi Ramës edhe të Dumanit, që i mban aty në sirtar.

Prandaj, të gjithë të mobilizohen, mos i ndani ato shkresa, ato fakte që ulërasin prej vitesh e vitesh dhe vetëm Dumani i këtij nuk i shikon, se nuk ka Duman që i bën më derman këtij” - tha Meta.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme