Politika 12 February 2025, 16:03 Nga VNA

Deklaratat e Ramës/ Reagon KLGJ : Kërcënim ndaj pavarësisë. Kundërshtitë, ankohu në gjykatë

Ndaje në Whatsapp
Deklaratat e Ramës/ Reagon KLGJ : Kërcënim ndaj

Pas deklaratave dhe sulmeve të njëpasnjëshme të kryeministrit Edi Rama ndaj drejtësisë, ka ardhur edhe reagimi i Këshilli i Lartë Gjyqësor. Në një njoftim për media KLGJ e cilëson deklaratat kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Duke dënuar trysninë në formën e deklaratave, citimeve apo aludimeve, institucioni i drejtësisë i nënvizon që gjyqtarët duhet të jenë të lirë nga çdo lloj forme që ndërhyn në vendimmarrje, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Dhe në fund i kujton kreut të qeverisë dhe kujto tjerët se në përmbushje të  kritereve të anëtarësimit në BE, "mënyra e vetme e kundërshtimit të një vendimmarrjeje gjyqësore duhet të jetë përmes ushtrimit të mjeteve ligjore, duke u ankuar në një gjykatë më të lartë".

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme