Politika 12 February 2025, 19:01 Nga VNA

Berisha i del në krah gjyqtarit Bano dhe paralajmëron: Kur të vijmë në pushtet, do ndalojmë fondacionin Soros

Ndaje në Whatsapp
Berisha i del në krah gjyqtarit Bano dhe paralajmëron: Kur të

Sali Berisha ka folur sot para Këshillit Kombëtar të PD. Kryetari demokrat tha se përpëlitjet e Edi Ramës, nga dje deri më sot, për të mbajtur rreth vetes anëtarët e organit kriminal dhe të tjerë, kanë të bëjnë me mesazhet që u dhanë dje në Rogner. “Ai është kukull e Sorosit. Ai është kukull e Velisë, dhe gruas së tij që ka vjedhur sa barazohet vetëm me gruan e Asadit,” tha më tej Berisha.

Kryetari demokrat i ka dalë në krah edhe gjyqtarit të çështjes së Veliajt, duke thënë se në fakt i njëjti gjyqtar ka dhënë tre vendime pro kryetarit të bashkisë. “Jemi në kohën kur partia e krimit po shkërmoqet,” u shpreh Berisha.

Ai la edhe disa detyra që kanë të bëjnë me krijimin e një fronti të gjerë opozitar kundër qeverisë së Edi Ramës.

“Do të ndalohet veprimtaria e fondacionit Soros në Shqipëri,” tha Berisha, duke garantuar se kjo do të realizohet me një ligj të posaçëm.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme