Politika 12 February 2025, 21:39 Nga VNA

Murrizi dhe Leskaj kundër formulës së primareve. Kërkojnë proces më të hapur dhe votim për drejtuesit politikë

Ndaje në Whatsapp
Murrizi dhe Leskaj kundër formulës së primareve.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, Myslym Murrizi dhe Bujar Leskaj kanë shprehur qëndrimet e tyre kritike mbi rregullat e reja për primaret dhe organizimin e tyre.

Murrizi deklaroi se është dakord me statutin e primareve, por kërkoi që ato të jenë të hapura dhe gjithëpërfshirëse. “Përderisa drejtuesit e degëve japin dorëheqjen, të njëjtin standard duhet të ndjekin edhe drejtuesit politikë. Askush nuk mund të na ndajë në politikanë inferiorë dhe superiorë. Primaret duhet të bëhen kombëtare. Nuk duhet të keni frikë nga lobimi i brendshëm,” u shpreh Murrizi.

Ai konfirmoi gjithashtu pjesëmarrjen e tij në primaret e Tiranës, duke theksuar se kërkon të jetë pjesë e një liste të hapur dhe paralajmëroi që përzgjedhja e aleatëve duhet të bëhet me kujdes. “Duhet të shihni edhe koalicionet. Ku është sot Shpëtim Idrizi? Për këto duhet reflektuar,” vijoi ai.

Nga ana tjetër, Bujar Leskaj, drejtues politik i Vlorës, kërkoi që të votohet edhe për drejtuesit politikë ose që ata të kalojnë votim në nivel qarku. “Kryetarët e degëve nuk duhet të japin dorëheqje pasi ata janë zgjedhur me votë,” tha Leskaj.

Po ashtu, Leskaj kundërshtoi datën 1 mars për mbajtjen e primareve, duke argumentuar se kjo periudhë përkon me angazhimin për votën e diasporës deri më 4 mars, gjë që mund të krijojë probleme në proces.

Debati rreth organizimit të primareve mbetet i hapur, duke reflektuar tensione të brendshme dhe kërkesa për transparencë më të madhe në përzgjedhjen e kandidatëve dhe drejtuesve të rinj.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme