Politika 13 February 2025, 10:32 Nga VNA

“Nuk më dridhet qerpiku,” Rama: Jam këtu për historinë, PS do të çojë Shqipërinë në BE

Ndaje në Whatsapp
“Nuk më dridhet qerpiku,” Rama: Jam këtu për

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm, gjatë një lidhjeje live në rrjetet sociale, u shpreh se është në krye të qeverisë për të bërë histori. Ai theksoi se vetëm ai dhe Partia Socialiste do të mund ta çojnë Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian.

“Këtë po ju them, duhet ta mendoni, kush ju çon ju atje si të barabartë, kush flet atje si ju doni të flisni? Kush? Bufi i kënetës, apo këta mangallët që vijnë për qoftë këtu poshtë. Kujtoni se është ndonjë kënaqësi restoranti kjo? Apo është kënaqësi plazhi? Kjo është sakrificë, ky është mohim i shumë gjërave që njerëzit e zakonshëm i kanë.

Unë kam aq shumë gjëra që dua të bëj dhe ti të bëj, por ky është mision. Unë jam këtu për historinë, e kam thënë me kohë dhe po e them. Nuk më dridhet qerpiku, jam këtu për historinë, prandaj i mbaj këto llumra, baltra dhe goditje nga të katër anët. E kam thënë kur kam qenë i ri me të gjitha të flokët e zeza, atë punën e birit të k… që nuk ka pasur dhe nuk ka, me prova. Me llafe, me dyshime sa të duash ashtu,” tha Rama.

Duke iu referuar hetimeve të SPAK dhe çështjeve të korrupsionit, kreu i qeverisë theksoi se Partia Socialiste ka në ADN-në e saj ndërtimin e shtetit dhe mbrojtjen e standardeve. Sipas tij, PS nuk ka shkatërruar shtetin dhe nuk e ka çuar vendin buzë një konflikti civil.

“Lufta kundër korrupsionit është luftë për korrupsion. PS e ka në ADN e vet luftën për të bërë shtet, po ashtu e ka dhe mbrojtjen e standardeve. PS nuk e ka shkatërruar shtetin as nuk e ka çuar vendin buzë luftës civile. PS nuk e lë gropë shtetin kur largohet nga qeveria. Të paraburgosurit nga BE nuk janë kryetarë bashkie. Ti vazhdo kërkoji provat, po tjetrin lëre të bëjë detyrën e vet. 61% e të paraburgosurve janë pa gjyq. Nuk është SPAK aktori kryesor, por lideri në frymë.

Se pastaj ndodh si në burgun e Peqinit. U burgos gjithë turni se ndodhi atje një vrasje të dënuarish. Ça prove ke që i burgos? Çdo i burgosur i kushton taksapaguesve.

Unë këtu jam dhe nuk lëviz nga ky pozicion dhe as PS. Dhe nuk është çështje personi. Këtu nuk kemi një çështje konkrete korrupsioni. Nuk ka aktakuzë dhe as të pandehur. Nuk ke pse e merr tjetrin dhe e çon në burg dhe lë një kryeqytet pa kokë. Jemi aty ku krijohet dyshimi se ka një shkelje të balancës. Ti bëj punën tënde po dhe tjetri të bëjë të vetën. Të linçosh publikisht dhe të hedhësh mish që të hidhen të gjithë. Ça kuptimi ka në fund që një njeri degjenerohet, shkatërrohet dhe del i pafajshëm? Pse ka bota demokratike gjithë ato masa pa pasur burg? Janë budallenj ato? Ne duam të shkojmë te vendet e BE?”

Në fund, ai përsëriti se qeveria dhe PS do të vazhdojnë përpara pa lëkundje. “Unë këtu jam dhe nuk lëviz. Nuk është çështje individësh, por e një vizioni për Shqipërinë evropiane,” përfundoi kryeministri.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme