Politika 13 February 2025, 09:50 Nga VNA

Rama: Pa Ramën dhe PS nuk ka SPAK, bufi i kënetës kërkon ta shkrijë

Ndaje në Whatsapp
Rama: Pa Ramën dhe PS nuk ka SPAK, bufi i kënetës kërkon ta

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave dhe diskutimeve mbi statusin ligjor të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke sqaruar dallimin mes një të dyshuari dhe një të pandehuri.

“A e dini ju që kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk është i pandehur? Pra, vetë prokuroria nuk është e gatshme të kërkojë gjyqin, por ka dyshime të arsyeshme sipas saj, që nuk i ka ato prova,” deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se SPAK nuk do të ekzistonte pa mbështetjen e tij dhe të Partisë Socialiste. “Nëse nuk mbroni Edi Ramën në betejën e tij bashkë me PS, harrojeni SPAK, nuk kemi SPAK. Pa Ramën dhe PS nuk ka SPAK,” u shpreh ai, duke shtuar se ata që kërkojnë shkrirjen e SPAK janë si “bufi i kënetës”.

Edi Rama nuk heq dorë nga ideja për të qenë në rolin e gjyqtarit, teksa vazhdon që në daljet e tij publike të kërkojë provat për akuzën ndaj Veliajt. Edhe sot në mëngjes ai ka përsëritur kërkesën se i duhet të shohë provat që të bindet për fajësinë e kryetarit të bashkisë.

Se si duhet ta bëjnë prokurorët këtë, mbetet e paqartë, sepse kryeministri nuk e shpjegon si procedurë. Thjesht mbetet për t’u parë se mbi ç’ligj apo rregullore e bazon Edi Rama kërkesën për të parë provat në një proces për të cilin vendos Gjykata e Posaçme.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme