Politika 13 February 2025, 18:46 Nga VNA

Prokuroria e Posaçme shpërndan reagimin e Komisionit Europian: SPAK element kyç i reformës në drejtësi, pavarësia e tij thelbësore për Shqipërinë

Ndaje në Whatsapp
Prokuroria e Posaçme shpërndan reagimin e Komisionit Europian: SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar pas vlerësimit pozitiv nga Komisioni Europian për rezultatet e saj në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjatë takimit të 16-të të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, zhvilluar më 11 dhe 12 shkurt 2025, Komisioni Europian e cilësoi SPAK-un si një element kyç të reformës në drejtësi.

Në një deklaratë publike, SPAK ka ndarë një pjesë të mesazhit të Komisionit Europian, ku theksohet se pavarësia dhe roli i institucionit në hetimin dhe ndjekjen penale të çështjeve komplekse kanë qenë thelbësore për përparimin e Shqipërisë.

“SPAK ka kontribuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të ndërtuar një historik të besueshëm rezultatesh kundër krimit të rëndë, krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë në nivel të lartë”, thuhet në deklaratën e KE-së.

Postimi i plotë:

Komisioni Europian përshëndeti rezultatet e vazhdueshme të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), gjatë takimit të 16-të të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, i zhvilluar më 11 dhe 12 shkurt 2025.

“Roli i SPAK-ut dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit dhe krimit të organizuar ka qenë guri i themelit i reformës në drejtësi të vitit 2016, konsolidimin e vazhdueshëm të së cilës BE-ja e mbështet dhe promovon si pjesë përbërëse e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë. SPAK-u ka kontribuuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të ofruar një historik të besueshëm rezultatesh kundër krimit të rëndë, krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë në nivel të lartë”.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme