Politika 13 February 2025, 17:11 Nga VNA

SPAK shënjestron zgjedhjet, fokus denoncimet dhe aktivitetet e administratës

Ndaje në Whatsapp
SPAK shënjestron zgjedhjet, fokus denoncimet dhe aktivitetet e

  • ‌SPAK dhe KQZ, protokoll për hetimin e krimeve zgjedhore, monitorimin e fushatës dhe koordinimin ndërinstitucional.

Duke filluar tre muaj përpara datës së zgjedhjeve dhe deri në përfundim të procesit të numërimit, KQZ dhe SPAK do aktivizohen edhe në terren për zgjedhjet e 11 Majit. Sot, në selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), u zhvillua një takim i rëndësishëm mes KQZ dhe Drejtuesit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), z. Altin Dumani, për të diskutuar dhe rritur bashkëpunimin institucional në luftën kundër krimeve zgjedhore. Në këtë takim, u diskutua për krijimin e një Protokolli të Koordinimit Institucional, i cili do të mundësojë linja komunikimi të hapura 24/7 dhe raportim të menjëhershëm në rast të shkeljeve zgjedhore. Protokolli Ky protokoll synon të sigurojë ndërhyrje të shpejta dhe efikase për të adresuar çdo shkelje, duke përfshirë organizimin e strukturave të dedikuara në nivel qendror dhe lokal nga SPAK. Struktura të tilla do të përbëhen nga prokurorë dhe hetues, të cilët do të punojnë ngushtësisht me përfaqësuesit e KQZ në çdo qark të vendit. Do krijohet një sistem i unifikuar të denoncimeve, ku qytetarët dhe aktorët e shoqërisë civile mund të raportojnë rastet e mundshme të krimeve zgjedhore. Denoncimet Këto denoncime do të analizohen nga KQZ dhe nga hetuesit e SPAK, për të garantuar një ndjekje të plotë dhe efikase të çdo shkeljeje. “Do të analizojmë çdo rast me seriozitetin më të madh dhe do të sigurojmë një ndjekje të plotë të të gjitha rasteve,” tha z. Dumani. Monitorimi SPAK do të ketë për të aksesuar Ndërfaqen e Raportimit të Aktiviteteve Publike (NIR) të KQZ, një sistem që monitoron dhe evidenton shkeljet gjatë fushatës zgjedhore dhe administrimit të zgjedhjeve. Kjo do të ndihmojë në përshpejtimin e hetimeve dhe në identifikimin e praktikave të paligjshme që cënojnë barazinë e garës zgjedhore. Nga ana tjetër, KQZ është duke punuar për ngritjen e Qendrës së Monitorimit të Procesit Zgjedhor, e cila do të operojë 24/7 dhe do të grumbullojë informacione në kohë reale përmes përdorimit të teknologjisë dhe raporteve nga komisionerët dhe monitoruesit në terren.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme